LAJMI I FUNDIT:

Veseli gjatë vizitës në Policinë e Kosovës thotë se do t’i adresoj kërkesat e  tyre

Veseli gjatë vizitës në Policinë e Kosovës thotë se do t’i adresoj kërkesat e  tyre

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka përgëzuar drejtuesit e Policisë së Kosovës, për punën e jashtëzakonshme në zbatimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët.

Veseli përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook  ka shkruar se duhet të punohet edhe më shumë që Kosova të jetë shembull i sundimit të ligjit.

Ai po ashtu tha se kanë diskutuar edhe për kërkesat që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë për pensionimin e parakohshëm, sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor.


“Drejtuesit e Policisë së Kosovës i përgëzova sot për punën e jashtëzakonshme në zbatimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët tanë. Duhet të punojmë edhe më shumë që Kosova të jetë shembull i sundimit të ligjit, ku secili trajtohet në mënyrë të barabartë dhe të jemi të pakompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Diskutuam edhe për kërkesat që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë për pensionimin e parakohshëm, sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor. Këto janë tri segmente tejet të rëndësishme për këtë institucion dhe ne do t’i adresojmë shumë shpejt ato”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori