LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Dramës së demarkacionit po i vie fundi

Veseli: Dramës së demarkacionit po i vie fundi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, pas mbledhjes së sontme të Kryesisë tha se u mblodhën sonte për të zyrtarizuar grupin e ri parlamentar “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.

Janë 12 deputetë, që ishin në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët nga sot kanë formuar grupin parlamentar “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.

Veseli tha se do të ishte shumë e mirëseardhur nga deputetët e pavarur që ta votonin demarkacionin.


“Koha është që të përfundoj drama e çështjes e shënjimit të kufirit me një vend partner, anëtar i NATO-s, me aspirata shumë të qarta drejt BE, të cilat janë synime të përbashkëta… Të gjithë ata që janë për orientim euroatlantik janë të gatshëm dhe duhet të jenë të gatshëm ta votojnë forcimin e sovranitetit dhe hapjen e perspektivës euratlantike të vendit tonë“, tha Veseli, kur u pyet se a shpreson se me grupin e ri parlamentar do të sigurohen votat për kalimin e demarkacionit.

“Jemi në fundin e kësaj drame. Tash është fundi”, tha Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori