LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Asgjë e madhe në Kosovë nuk është bërë pa kontributin e grave të saj

Veseli: Asgjë e madhe në Kosovë nuk është bërë pa kontributin e grave të saj

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në shënimin e 30-vjetorit të demonstratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve në Ferizaj, ka thënë se këto demonstrata ishin shkëndijat e para të një zgjimi masiv kombëtar në Kosovë, kundër ndryshimeve të dhunshme kushtetuese.

Veseli tha se në vitin 1989, derisa në pjesët tjera të botës komuniste po frynte era e lirisë, Kosova po përballej me një agresion të egër nga nacionalizmi shovinist serb.

“Derisa aspirata jonë kombëtare ishte avancimi i statusit politik të Kosovës, Serbia kërkonte të na hiqte edhe atë autonomi që kishim fituar në vitin 1974, pas 30 vjet shtypje e diskriminim nën Jugosllavinë titiste. Po fillonte përballja e madhe me Serbinë. E gjithë Kosova ishte gati të ngrihej. Dhe të parat u ngritën nënat kosovare. U ngritët ju, me guxim e ndjenjë sakrifice për t’i thënë jo agresionit serb mbi Kosovën“, theksoi kryeparlamentari Veseli.


Ai tha se ky zë u përhap gjithandej Kosovës, në çdo qytet e fshat të saj, tek të rinjtë e të moshuarit, tek punëtorët e intelektualët, tek studentët e minatorët.

“Prandaj sot, derisa kujtojmë ato ditë guximi e rezistence, ndihemi krenarë me faktin se ëndrra e atyre heroinave për Kosovën e lirë, është bërë realitet. Mundi dhe sakrifica e burrave dhe grave të Kosovës sot qëndron në themele të lirisë dhe shtetit të pavarur e sovran të Kosovës“, tha Veseli.

Në vazhdim të fjalës së tij, kryetari i Kuvendit tha se në dy dekada liri, janë arritur gjëra të mëdha si komb, mbi të gjitha, Kosova tashmë është shtet i pavarur e sovran. Por, ai shtoi se tashmë është koha për përballje me sfidat e reja, si fuqizimi i shtetit dhe zhvillimi ekonomik.

Kreu i Kuvendit tha se si 30 vite më parë, edhe sot gratë e Kosovës duhet të jenë aty ku vendoset për të ardhmen, aty ku vendoset për shtetin dhe shoqërinë, në politikë, në biznes, në arsim, shëndetësi dhe kulturë.

“Një gjë është e sigurtë: pa gratë, Kosova nuk do të mund të ecë përpara, sepse historia jonë na mëson se asgjë e madhe në Kosovë nuk është bërë pa kontributin e grave të saj“, theksoi kryeparlamentari Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori