Vesa Luma reagon ashpër për një deklaratë në Ferma VIP: T’i referohesh një femre ‘prostitutë’ në televizion, kulmi

Po vazhdojnë situata të ndryshme në spektaklin e njohur, Ferma VIP 2.
E për këtë ka vazhdimisht edhe reagime nga jashtë, nga personazhe që e ndjekin atë.
Së fundmi ka reaguar këngëtarja Vesa Luma pas një deklarate të fortë të fermerit Andrea.

Artistja shqiptare ngelet e shokuar pas asaj fjale të Andreas kundrejt një fermere në atë format.
“Andrea i referohet një femre ‘prostitutë’ në televizion. Kulmi”, ka shkruar Luma.
Fermës i erdhi gati fundi dhe kanë ngelur edhe pak javë deri në finalen e madhe të këtij reality shou.
U zbulua se finalja e Ferma VIP 2 do të mbahet më 20 qershor, derisa është hapur një televotim për finalistin e parë. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































