LAJMI I FUNDIT:

Vërtet stil i mirë vjeshte: Julianne Moore (58) është damë e vetëdijshme për moshën e vet!

Vërtet stil i mirë vjeshte: Julianne Moore (58) është damë e vetëdijshme për moshën e vet!

Aktorja Julianne Moore ishte njëra ndër mysafiret e famshme në Revynë e Dior në kuadër të Javës së modës në Paris dhe me atë rast ka tërhequr vëmendjen me kombinimin e shkëlqyeshëm

Është e njohur si damë e bukur, e sjellshme e vetëdijshme për moshën e vet, Julianne as këtë herë nuk ka zhgënjyer, transmeton Telegrafi.

Aktorja ka pasur të veshur fustan shumë të bukur valëvitës pothuajse deri te thembrat, me prerje suptile në gjoks.

Me veshjen e vërtetë vjeshtore ngjyrë konjaku, aktorja ka bartur çantë klasike ngjyrë të zezë me shenjën e artë “Dior”, ndërkaq kombinimin e thjeshtë e ka thyer me unazën mbresëlënëse masive të cilën e ka bartur në të dyja duart.

Kombinimin e ka rrumbullakuar me këpucë të hapura ngjyrë të zezë me rripa përreth nyjave, ndërkaq është kujdesur edhe për detajet më të imëta, andaj në thonj ka vënë llak të zi.

A ju pëlqen ky stil vjeshtor i Julianne Moore?

Ndani me ne komentet! /Telegrafi/