LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet në Pejë, drejtoresha e Urbanizmit kërkon ndihmën e FSK-së për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

Vërshimet në Pejë, drejtoresha e Urbanizmit kërkon ndihmën e FSK-së për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

Pas gjendjes së krijuar nga vërshimet që kanë përfshirë sonte qytetin e Pejës, ka reaguar drejtoresha e Urbanizmit në Komunën e Pejës, Arta Nallbani.

Nallbani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qyteti i Pejës po vazhdon të goditet nga reshjet e shumta të shiut ku si pasojë shume rrugë e lagje kanë pësuar vërshime e shumë trotuare buzë Lumbardhit janë shembur.

Ajo ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët, bizneset dhe FSK të tregojë gatishmëri me të gjitha kapacitetet e saj, që i kanë në dispozicion, që të realizojnë detyrën dhe përgjegjësinë ligjore pë t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Pejës në këtë gjendje emergjente.


Ndryshe, Peja që nga e diela është duke u përballur me probleme të tilla shkaku i reshjeve të shumta të shiut.

Sasia e ujit tashmë ka përfunduar edhe brenda disa lokaleve afariste në “Qendrën Zejtare” në Pejë. /Telegrafi/