LAJMI I FUNDIT:

Versace e ka quajtur manekinia me trupin më të bukur: Kështu duket sot në rroba banje

Versace e ka quajtur manekinia me trupin më të bukur: Kështu duket sot në rroba banje

Supermodelja e paradokohshme nga Danimarka, Helena Christensen (50) akoma ushtron profesionin e manekines me gjithë moshën që ka

Dikur ka dominuar pistat e modës, ndërkaq kreatorët edhe sot e ftojnë për të reklamuar brendët më të famshëm botërorë, transmeton Telegrafi.

Helena gjithmonë është kujdesur rreptësisht për dukjen e vet, por që shprehitë e vjetra akoma i praktikon ka treguar edhe në fotografitë e publikuara në Instagram.


View this post on Instagram

A post shared by Helena (@helenachristensen) on Apr 1, 2019 at 8:35pm PDT

Helena ka pozuar në rroba banje njëpjesëshe në të cilat ka nxjerrë në pah këmbët e gjata dhe belin e hollë.

Versace për të në kohën e vet pati thënë që ka trupin më të bukur në planet.

Helena, më 1986, ishte shpallur mis i Danimarkës, ndërsa ka qenë edhe pjesë e ekipit të Engjëjve të Victorias.

Njëherë ka thënë se kurrë nuk ka mbajtur dietë dhe është me fat, sepse ka metabolizëm të mirë.

Me sport ka filluar të merret vetëm në moshën tridhjetëvjeçare, ndërkaq sot pikërisht sporti i jep energji. /Telegrafi/