Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se regjistrimi i popullsisë ndryshe nga komunat e tjera në vend, në pjesën veriore të Kosovës do të jetë sfidë, për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave.
Ushtrues i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Ilir Berisha derisa tregon për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë, thekson për KosovaPress se për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave në veri nuk ishin bërë propozimet e anëtareve të komisionit me kohë, dhe kjo ka pamundësuar që të krijohen komisionet komunale të cilat sipas Ligjit duhet të jenë aktive gjashtë muaj para datës së regjistrimit.
Kryetarët e katër komunave veriore patën dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, derisa zgjedhjet në këto komuna ishin shtyrë deri në prill të këtij viti, dhe kryetarët e rinj nuk janë betuar ende.
“Aktualisht, ASK i ka kryer të gjitha aktivitetet, mirëpo situata në katër komunat veriore të Kosovës ka bërë që ne duhet ta amandamentojmë Ligjin për regjistrimin e popullsisë, pasi në ligj parashihet që gjashtë muaj para datës së regjistrimit të popullsisë duhet që kryetari i komunës të bëjë propozimin e anëtarëve të komisionit komunal të regjistrimit, pasi në këto katër komuna kanë dhënë dorëheqje më herët kryetaret e komunave dhe nuk janë propozimet me kohë të jemi në përputhje me ligjin për regjistrimin e popullsisë”, thotë Berisha.
Ai thotë se ligji shumë shpejtë do të dërgohet për amandamentim në mënyrë që të krijohen komisionet në këto katër komuna.
“Konsiderojmë se ligji shumë shpejtë do të dërgohet për amandamentim që do t’i parasheh rastet që këta gjashtë muaj nuk vlejnë për zgjedhjet lokale, sepse në ligj parashihet që gjashtë muaj para regjistrimit nuk duhet të ketë as zgjedhje lokale dhe zgjedhje qendrore, dhe ne kishim zgjedhjet lokale në katër komunat.
Tash ligji duhet ta amandamentohet që në përjashtime kryetarët e komunave ose në rastet ku ndonjë komunë e zgjedh ndonjë kryetar tjetër, do të thotë në zgjedhje tjera, atëherë mund të ketë përjashtime dhe do të amandamantohet që të jemi në përputhje me ligjin që të krijohen komisionet komunale edhe në këto katër komuna të Kosovës të cilat ende nuk i kanë krijuar.
Ndryshe, komunat tjera kryetarët i komunave i kanë propozuar komisionet dhe kryesuesi i komisionit qendror me vendim i ka themeluar të gjitha komisionet për regjistrimin e popullsisë”, thotë mes tjerash Berisha.
Procesi i regjistrimit të popullsisë parashihet të nis më 1 shtator të këtij viti i cili do të zgjasë deri më 16 tetor. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUra e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar