LAJMI I FUNDIT:

Veriu i Kosovës përplasë kongresistin Nunn me Grenellin: Mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh

Veriu i Kosovës përplasë kongresistin Nunn me Grenellin: Mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh

Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, kanë nxitur reagime edhe në SHBA.

Kongresisti republikan Zach Nunn ka reaguar ndaj Departamentit amerikan të Shtetit, duke thënë se duhet të qëndrojnë me Kosovën.

“SHBA: Qëndrojmë me Kosovën, një demokraci e re dhe një aleate e palëkundur e SHBA-së – si me stacionime jashtë vendit, ashtu edhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë, si një nga shtetet e pakta në Evropë”.


Ai ka shtuar se sekretari Antony Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.

Por, ndaj kongresistit Nunn ka reaguar ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti është dëshmuar se është shumë antiamerikan.

Po ashtu ka përmendur disa veprime që sipas tij, Kurti ka bërë kundër politikës së SHBA-së.

Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t'i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë
Lexo po ashtu Kongresisti Nuun: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, sekretari Blinken t'i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

“Ai e ka refuzuar LNG-në e SHBA-së. Ai ka qenë kundër ideve të çdo presidenti amerikan, nga Bushi te Biden. Lëvizja e tij e fundit është dënuar nga republikanët, demokratët, gjermanët, britanikët, francezët, italianët dhe madje edhe kryeministri i Shqipërisë”, replikoi Grenell.

Por Nunn në replikën e tij, i tha Grenellit se mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh.

“Unë kam punuar një karrierë me popullin e Kosovës. Ata janë të guximshëm dhe kanë krijuar një demokraci. RichardGrenell mund të mos ju pëlqejnë zgjedhjet zgjedhore të votuesve, por me 3 muajt tuaj si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare, duhet të dini se mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh”, tha kongresisti Nunn./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori