LAJMI I FUNDIT:

Vëri në qarkullim bankënota false, gjykata e dërgon në paraburgim

Vëri në qarkullim bankënota false, gjykata e dërgon në paraburgim
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit B. B.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 19 tetor 2021, në Gjilan, me qëllim të përftimit pasuror, dyshohet se ka prodhuar dhe vënë në qarkullim para të falsifikuara të shumës 2 €, gjatë arrestimit nga zyrtarët policorë të njëjtit i janë gjetur 220 x 2€, 20 pako cigare të llojit “Winston”, 24 pako cigare të llojit “Lucky”.

Ndërsa pas bastisjes së shtëpisë në Prishtinë, i janë gjetur edhe 441 pako cigare të llojit “Lucky” dhe 130 pako të llojit “Winston”, të gatshme për tregun e shitjes”, thuhet në njoftim.


Me këto veprime, i pandehuri B. B. dyshohet të ketë kryer veprën penale falsifikim i parasë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, aplikimi i masave tjera alternative, në këtë fazë të procedurës do të ishin të pamjaftueshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori