Shteti nuk mund të kërkojë TVSH nga personat fizik derisa nuk rregullohen dhe përkufizohen paqartësitë e mëdha si dhe çështjet e hapura lidhur me këtë problematikë. Ky është qëndrimi i trembëdhjetë organizatave joqeveritare të cilat ftojnë për debat publik, sepse siç thonë, sistemi aktual krijon revoltë, mosbesim dhe pasiguri juridike tek qytetarët.
Sipas Marjan Nikolov nga Qendra për analiza ekonomike, këtu ekzistojnë disa aspekte problematike. “Obligues i TVSH-së është kryerësi i veprimtarisë ekonomike ndërsa askund nuk përkufizohet se çfarë nënkupton kjo veprimtari ekonomike”, shprehet Nikolov.
“Organet shtetërore në Republikën e Maqedonisë duan me forcë, pa përgatitje, pa shpjegim, të bëjnë diçka që është në kundërshtim me natyrën e vet tatimit”, deklaroi Marjan Nikolov nga Qendra për Analiza Ekonomike.
Në analizën e OJQ-ve thuhet se për kontratat autoriale nuk mund të paguhet TVSH. Nikolov paralajmëron se me këtë mund të ketë përzierje të TVSH-së me tatimin personal të të ardhurave.
“Në një ekstrem, për tatim të vlerës së shtuar duhet t’i tatojmë dhe të futen në regjistër të gjithë personat fizik që realizojnë të ardhura krahas rrogës. Ky është qëllimi final. Do të thotë, ku do të vendoset ky kufi? Ky kufi nuk është i njohur, nuk është i përkufizuar dhe nuk është transparent” theksoi ai.
Nikolov thotë se pragu për t’u bërë obligues i TVSH-së nuk duhet të jetë lëndë licitimi, por nevojitet analizë e saktë se a duhet kufiri të mbetet në 1 milionë denarë apo ai të rritet. Ndryshe, Drejtoria e të Ardhurave Publike apelon që si obligues TVSH-je të regjistrohen ekspertë mjeko-ligjorë, drejtues falimentues, qiradhënës të hapësirave, persona me kontrata autoriale dhe kontrata në vepër, anëtarë të këshillave mbikëqyrës dhe bujqit. Pas revoltës në opinion, edhe më tej nuk ka përgjigje nga pushteti se si kjo masë do të zbatohej në praktikë./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës