Ventura: Shqipëria vetëm një herë iu afrua portës së Buffonit

230:"PALERMO, ITALY - MARCH 24: Italy's coach Giampiero Ventura looks on during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Italy and Albania at Stadio Renzo Barbera on March 24, 2017 in Palermo, . (Photo by Claudio Villa/Getty Images) 12:"Getty Images
Giampiero Ventura është i bindur se Italia ka një të ardhme të fortë pas fitores prej 2-0 ndaj Shqipërisë, në ndeshjen kualifikuese për ‘Rusia 2018’.
Me këtë triumf, Azzurrët kanë pikë të barabarta me liderin e Grupit G, Spanjën, nga 13 sosh.
“Në fillim kishte dëshirë për të bërë diçka më shumë dhe nuk ishe rrjedhshmëria e duhur. Mirëpo, pos shansit pas 30 sekondash, Shqipëria nuk pati asnjë goditje afër portës së Gigi Guffon”.
“Nuk rrezikuam praktikisht asgjë në mbrojtje, ndërsa ishim gjithmonë të rrezikshëm në zonën e tyre”, ka deklaruar Ventura për Rai Sport.
Humbja në këtë sfidë i ka zbehur dukshëm gjasat e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































