Venezuela goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur Venezuelën veriperëndimore, sipas disa organizatave kërkimore gjeologjike, duke dërguar dridhje në të gjithë vendin e Amerikës së Jugut, përfshirë kryeqytetin, Karakas.
Dridhjet u ndjenë edhe në disa shtete të tjera në Venezuelë, si dhe përtej kufirit në Kolumbinë fqinje, me ndërtesa banimi dhe zyrash të evakuuara përgjatë kufirit. Deri më tani nuk janë raportuar dëme ose viktima, transmeton Telegrafi.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti goditi të mërkurën, me epiqendrën e vendosur 24 km nga komuniteti i Mene Grande në shtetin Zulia, rreth 600 km në perëndim të Karakasit. USGS regjistroi thellësinë e tërmetit si 7.8 km.
Qyteti i Mene Grande, i vendosur në bregdetin lindor të liqenit Maracaibo në veriperëndim të Venezuelës, është një zonë e rëndësishme për industrinë e naftës të Venezuelës. Vendi i Amerikës së Jugut ka rezervat më të mëdha të provuara të naftës në botë.
Sipas Shërbimit Gjeologjik Kolumbian, tërmeti me magnitudë 6.1 ballë ishte me "thellësi të cekët". Megjithatë, Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat tha se ishte një tërmet me magnitudë 6.31 në një thellësi prej 10 km.
Ministri i Komunikacionit i Venezuelës, Freddy Nanez, tha se Fondacioni Venezuelian për Kërkime Teknologjike i shtetit raportoi dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 5.4.
Nanez tha se më i forti nga të dy goditi shtetin Barinas, ndërsa i dyti ndodhi në shtetin Zulia. Ai nuk foli për tërmetin e regjistruar nga USGS.
Venezuela ndodhet pranë disa vijave të çarjes të shkaktuara nga bashkëveprimi midis pllakave tektonike të Karaibeve dhe Amerikës së Jugut, me rreth 80 përqind të popullsisë së vendit që jeton në zona aktive sizmike.
Pesë tërmete të mëdha kanë goditur veriun e Venezuelës në shekullin e kaluar - përfshirë një tërmet me magnitudë 7.2 në brigjet e saj veriore në vitin 2018 - duke shkaktuar më shumë se 400 vdekje. /Telegrafi/
#Earthquake (#sismo) possibly felt 5 sec ago in #Venezuela (detected from @SismoDetector). Felt it? Tell us via:
📱https://t.co/QMSpuj6Z2H
🌐https://t.co/AXvOM7I4Th
🖥https://t.co/wPtMW5ND1t
⚠ Automatic crowdsourced detection, not seismically verified yet. More info soon! pic.twitter.com/fvVmECbymI
— EMSC (@LastQuake) September 25, 2025
#Sismo: de Magnitud de 6.2 a 24 km ENE de Mene Grande, #Venezuela.
🔸️A través de videos en redes sociales las personas compartieron como se vivió el sismo de hoy.#EG #Georiesgos #Temblor #Terremoto #hoy #urgente #earthquake #quake #Jishin #SePreventivo #SeResiliente pic.twitter.com/NwkMKjX5Sg
— ESPECIGEST (@ESPECIGEST) September 25, 2025


















































