Pak qytete të njohura ka në botë siç është Venediku, që e bëjnë të amshueshëm. Dhe, sërish, ndër të gjitha qytetet e botës, Venediku veçohet me joshjen e vet të pashpjegueshme. Ka shumë gjëra në këtë qytet që duhet patjetër të vizitohen dhe të përjetohen.
Qyteti i Venedikut ndryshe quhet qyteti i urave dhe i psherëtimave, qyteti i dashurive dhe i gondolave të rralla, si në asnjë vend tjetër të botës.
Tani Venediku i ka 270.000 banorë, ndërkaq është e ndarë në qendrën e vjetër historike në ujë dhe në pjesën e re e cila gjendet në tokë. Bashkë me Padovën e bëjnë metropolin Padovë-Venecie me rreth 1.6 milion banorëdhe është bashkë me lagunën e mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1987.
Venedikun shpesh me arsye e konsiderojnë qytetin më të bukur në botë, që ngrihet mbi dallgët e detit Adriatik, si një sirenë magjike dhe që, sipas legjendave, prej shekujsh është në kërkim të të dashurit të saj, i cili do ta bëjë një ditë të lumtur. Themelet e qytetit u hodhën në datën e largët 25 mars të vitit 421 pas L.K.
Venediku shtrihet në 118 ishuj të vegjël në një kënetë, të cilët janë të përkufizuar me më shumë se 170 kanale dhe të lidhur midis tyre me më shumëse 350 ura. Gjiri shtrihet përgjatë bregdetit italian midis grykës së lumenjve Po në jug dhe Piavës në veri. Pos në qendrën e vjetër historike, Venedikun e përbëjnë edhe lagjet e vendosura në tokë (Mestre dhe Marghera), pastaj edhe ishuj të tjerë të vegjël.
Pikat më të popullarizuara turistike të Venedikut janë Sheshi i Shën Markut, në të cilin gjendet kambanorja Camapnilo e lartë 99 metra dhe Bazilika e Shën Markut, e cila është kisha më impozante në Venediku.
Mirëpo, mbi të gjitha, turistët i tërheq sistemi i kanaleve me kanalin pothuajse katër kilometra të gjatë Grande, i cili Venedikun e ndan në formën e germës “S”, ndërkaq pothuajse program i paevitueshëm i çdo turisti është vozitja nëpër kanale me njërën nga 400 gondolat venedikase.
Pos objekteve që i përmendëm më lart, të cilët kanë rëndësinë e tyre historike, arkitektonike dhe artistike, Venedikun e bëjnë të pasur edhe objektet e shumta piktoreske siç janë urat, muzetë, kishat, pallatet, galeritë, restorantet, dyqanet e bizhuterive dhe tregtoreve të tjera të vogla.
Venediku nuk është qytet ku kalohen net të bujshme, mirëpo edhe të gjithë ata të cilët i duan blerjet do t’i gjejnë kënaqësitë.
Kush nuk ka parë Venedikun, nuk ka parë Italinë, thonë në Romë, në Milano, në Bari a Friuli. Në Venedik jetoi dhe shkroi, për pak kohë, kolosi i letrave të përbotshme, tragjediani Uilliam Shekspir. Aty jetoi, u frymëzua dhe kompozoi Riçard Vagneri i famshëm. Shkroi poezi poeti i soneteve të dashurisë, francezi Alfred de Myse dhe dhjetëra e dhjetëra artistë të mëdhenj nga e gjithë bota…
Por le të kthehemi te porta hyrëse e qytetit magjik. Te sheshi “Santa Lucia”. Aty ku bashkë me ujërat e Kanalit të Madh vërshojnë edhe mbi 15 milionë turistë në vit.
Në të gjitha rrugët e tij karakteristike, të fundosura përgjysmë në ujë, gjenden mbi 420 dyqane suvenirësh. Drejt qendrës së qytetit, duhet kaluar disa ura dhe disa stacione gondolash, që të gjitha plot e përplot me vizitorë nga e gjithë bota.
Çdo gondolë është e punuar me dorë. Për ndërtimin e saj përdoren 8 lloje drurësh dhe, në vetvete, ajo përbëhet prej 280 pjesëzash të vogla. Qysh prej shekullit të 16, me ligj, gondola duhet të lyhet me 7 shtresa llaku të zi. Ndenjëset e gondolave janë të veshura të gjitha pa përjashtim me mëndafsh persian…
Katedralet, si shpirti i qytetit, dhe sheshi “San Marco”
Nga katedralja e Santa Lucias deri në thellësi të qytetit janë me dhjetëra kishat e katedralet e mëdha me kupola të rrumbullakëta, me mure të lashtë bizantinë dhe ndërtuar sipas stilit barok. Te nga afresket e mëdha që i japin asaj një vlerë të jashtëzakonshme, janë punime origjinale të mjeshtrit të madh paramesjetar të shekullit të 13, piktorit të shquar Ticianit.
Sheshi i famshëm “San Marco”, më i madhi në Venedik, është një prej shesheve më të bukur në botë. Mendohet se Napoleoni i madh, ndërsa lutej në një prej katedraleve të këtij sheshi dhe përqafohej me miqtë e tij buzë detit, e quajti sheshin edhe “Dhoma e vizatimit të Evropës”. Këtu shëtisin mijëra njerëz.
Disa kambana, prej tre a më shumë katedralesh, buçasin njëkohësisht me tinguj që arratisen prej sheshit, deri thellë në qytet dhe prej andej, mes ujërave të kaltra të detit Adriatik. Atmosferë e jashtëzakonshme. Sheshi “San Marco” kthehet në vend përqafimesh dhe mijëra turistë fiksojnë kujtime përmes aparatesh dixhitalë.
Karnavalet e Venedikut do të duhej çdo njeri t’i ndiqte për së afërmi të paktën njëherë në jetë, kurse më i popullarizuari është ai i maskave. Për herë të parë karnavalet janë organizuar në vitin 1296, kurse gjatë historisë në mënyrë të përsëritur janë ndaluar. Që nga viti 1979 ato mbahen rregullisht në fund të muajit shkurt. Por nëse jeni tip romantik dhe dëshironi të kaloni pushime të paharruara, Venediku sigurisht që është qyteti juaj.
Vendosja në Venedik është mjaft e shtrenjtë, shumë më shtrenjtë se në shumë qytete evropiane.
Dhe, krejt për fund, çfarë të thuhet tjetër? Ta përshkruash Venedikun në vetëm një udhëpërshkrim është detyrë bukur e vështirë, sepse Venediku është qytet për të cilin ka shumëçka të thuhet dhe të shkruhet, dhe, po qe se tërë këto do t’i përcillnim me fjalë, atëherë ky nuk do të ishte udhëpërshkrim, por diçka krejtësisht tjetër.
Venediku është qytet unik, i cili mund të përjetohet vetëm me vizita personale, sepse magjia e vërtetë fillon vetëm kur të hapin e parë në tokën e saj.
Venediku, ëndërr që s’mbaron…
Nuk ka rëndësi se kur e viziton Venecian. Kurdo që ta marrësh rrugën drejt saj, ajo do të jetë gjithmonë magjepsëse. Seç ka një vel që e mbështjell, e bën sugjestionuese, tërheqëse, të mistershme, të thellë, jo vetëm prej ujërave, të largët e të dëshirueshme si një femër që nuk ke arritur ta pushtosh dot, e që e ke ëndërruar gjithë jetën.
Venediku është qytet pa automobila. Transporti nëpër rrugë të qytetit zhvillohet me barka, me anije të vogla të shpejta dhe me gondola, ndërsa transporti publik zhvillohet me të ashtuquajturit Vaporetti – autobusë ujorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTruku që përdorë kamerierja spanjolle për të marrë bakshish më të madh
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush
Si duket prona Mar-a-Lago, ku jeton Donald Trump dhe feston fitoren e tij: Ish-gruaja e tij e mbajti atë për 35 vjet
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Çfarë thotë për ju zgjedhja e qenit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para