LAJMI I FUNDIT:

Vendkalimi kufitar i ri me Greqinë do të ndërtohet për katër vjet

Vendkalimi kufitar i ri me Greqinë do të ndërtohet për katër vjet

Grupet e punës në nivel teknik nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë, si dhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian sot në Shkup zhvilluan takim në të cilin u diskutua për aktivitetet përgatitore për hapjen e kufirit të ri në vendbanimin Markova Noga dhe në territorin vendbanim Lemos në anën greke, në rajonin e Prespës.

Fondet për ndërtimin e kalimit kufitar do të sigurohet nga IPA Programi për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Greqisë me vlerë rreth 4 milion euro, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kalimi kufitar duhet të përfundojë deri në vitin 2023 dhe do të paraprijë procedurë administrative që përfshin pjesëmarrjen e të gjithë autoriteteve kompetente, ministrive të punëve të jashtme, të punëve të brendshme, të transportit dhe komunikimit, për mbrojtjen e mjedisit, si dhe administratave doganore.


Nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme vetëm që përgatitet dokumenti themelor të cilat sipas IPA rregullave do të jetë trepalësh mes Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Shqipëria është përfshirë për shkak se Bashkimi Evropian ka vlerësuar se ky kalim kufitar do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të rajonit që në të cilin territorialisht është përfshi edhe Shqipëria.

IPA Programi për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Greqisë është me vlerë 40 milionë euro, nga të cilat 10 për qind janë të rezervuara për këtë projekt strategjik. Vitin e kaluar, në kuadrin e këtij programi, u nënshkruan kontrata për financimin e 40 projekteve të tjera që arrijnë në 30 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori