Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar sot se ka shkarkuar nga pozitat udhëheqëse në institucione dhe parti, personat të cilët janë me integritet të kontestuar.
Këtë, njohës të drejtësisë dhe zhvillimeve politike po e shohin si fillim të mirë për të zvogëluar këtë dukuri negative në Kosovë. Sipas tyre, vetëm nëse vendimi i Veselit është i sinqertë dhe pason me veprime të tjera konkrete, atëherë do të tregojë rezultate pozitive.
Kadri Veseli i cili udhëheq me Partinë Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës janë një numër i konsiderueshëm i personave që janë përballur drejtpërdrejt me drejtësinë, ka dalë sot para gazetarëve të mërkurën dhe ka treguar që ka shkarkuar të gjithë të emëruarit politik në institucione të Kosovës, dhe ata që mbajnë pozita partiake, e që kanë aktakuza që të ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion ose nepotizëm.
“Duke treguar përkushtimin tim dhe vizionin si Kryetar i PDK-së, kam vendosur që të emëruarit politikë nga radhët e PDK-së në institucionet publike të Kosovës, të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, t’i lirojnë funksionet menjëherë”, tha ai.
Vendimi që u bë i ditur sot po vjen pas deklaratave të vet Veselit të bëra ditë më parë kur mori përsëri drejtimin e PDK-së, dhe u zotua se nuk do të lejojnë që persona me aktakuza të mbajnë pozita drejtuese.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se ky vendim është nismë e mirë që hap rrugë që personat me integritet të emërohen në pozita publike dhe brenda partisë.
Betim Musliu sqaron për KosovaPress se një veprim i tillë është i dobishëm vetëm nëse pasohet me fillimin e një procesi të vettingut në sistemin e drejtësisë.
“Derisa i kishim deri tash deklaratat e vazhdueshme dhe retorikën e vazhdueshme që do të ketë veprime konkrete në drejtim të luftimit të korrupsionit dhe largimit të zyrtarëve me integritet të kontestuar dhe nuk veprohej nuk kishte tjetër përveç një hipokrizi e llojit të vet, ndërsa veprimi i sotëm paraqet një hap të ri, një fillim të mbarë i cili duhet të pasohet nga të gjithë partnerët në koalicion, nga të gjithë liderët e tjerë institucional dhe partiak dhe ajo që është e rëndësishme dhe prap është kërkuar nga IKD është nisja e një procesi të Vetingut në sistemin e drejtësisë”, thotë ai.
Sipas tij, duhet të fillojë luftimi i korrupsionit të brendshëm, brenda sistemit të drejtësisë.
“Në fund të fundit nëse do t’i kemi të gjithë këta zyrtarë të liruar, të amnistuar nga sistemi i drejtësisë atëherë kjo do të rezultojë si një farsë, sepse nëse është thënë ajo që vazhdimisht është komentuar për sistemin e drejtësisë që është i kapur nga politika, nëse kjo politikë do të vazhdojë të ketë ndikimin e vet në sistemin e drejtësisë në të cilin do të ndikojë që të lirohen të gjithë atëherë nuk do të kemi thjesht një ndërtim të standardit të ri për të cilin po presin të gjithë qytetarët, për të cilin po presim edhe ne si shoqëri civile. Pra nëse kjo nuk pasohet si veprim edhe me një proces të Vettingut në sistemin e drejtësisë, nga aty të fillojë luftimi i korrupsionit të brendshëm brenda sistemit të drejtësisë, atëherë nuk do të jetë një veprim i cili do të prodhojë shumë rezultate pozitive”, thotë Musliu.
Sipas tij, të akuzuarit duhet të pastrohen në procedura gjyqësore meqë janë me integritet të kontestuar, dhe pastrimin mund të bëjë vetëm gjykimi i pavarur, i drejtë dhe profesional.
Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës konsideron se liderët politik, sidomos ata që e kanë pasur pushtetin, kanë pas mundësi që të luftojnë korrupsionin.
Vendimin e Kadri Veselit e sheh pozitiv nëse i njëjti dëshmohet në praktikë.
“Në bazë të numrave dhe personave që i ka në Kryesi, Këshill Drejtues, faktikisht një numër i konsiderueshëm i njerëzve kanë pasur probleme me ligjin aktualisht ose në të kaluarën. Kjo, nëse vërtetë e ka seriozisht duhet të përshëndetet si akt, mirëpo mbetet të shihet si po vepron në praktikë, nuk mjafton vetëm të thotë se do t’i lirojë nga detyra por duhet të merren hapa konkret dhe këto duhet të merren menjëherë. Nëse veç e realizon një gjë të tillë normalisht që kjo do të ishte një veprim për t’u përshëndetur, mirëpo kjo nuk duhet të mbarojë me kaq, duhet që korrupsioni të luftohet njëmend dhe t’i krijohet hapësirë të mjaftueshme edhe organeve të drejtësisë që të kryejnë punën e vet pa ndërhyrje politike”, ka thënë Murati përmes telefonit.
Kujtojmë se me vendimin e kryetarit të PDK-së, parti kjo që është pjesë e Qeverisë së Kosovës, sot janë liruar nga detyra ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i Mbrojtjes Agim Çeku dhe këshilltari i Kadri Veselit Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore.
Në bazë të këtij vendimi të Veselit lë të kuptohet se nga pozitat që kanë në parti janë pezulluar edhe Adem Grabovci, Sami Lushtaku, Sokol Bashota e Qemajl Mustafa.
Në konferencën me gazetarë, Kadri Veseli tha se luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit po e fillojnë nga vetja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” është caktuar për 17 prill

Mickoski: Marrëdhëniet RMV-SHBA janë në nivel të lartë, të mos nxitojmë me konkluzione për mosmarrjen e vizës së ministrit Fatmir Limani

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës