LAJMI I FUNDIT:

Vendimi kundër shkarkimit të Ilir Metës, SHBA: Kushtetuesja po tregon pavarësi dhe integritet

Vendimi kundër shkarkimit të Ilir Metës, SHBA: Kushtetuesja po tregon pavarësi dhe integritet

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpërndarë një një deklaratë për shtyp ku vlerëson punën e gjykatës.

Sipas ambasadës, gjykata e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po tregon aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”, ka shtuar ambasada në një njoftim në Facebook.


Kushtetuesja merr vendim kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit
Lexo po ashtu Kushtetuesja merr vendim kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit

Gjykata Kushtetuese vendosi dje kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i tij si president.

Në një njoftim të publikuar në orët e vona të mërkurën, gjykata ka thënë se faktet e paraqitura nga Kuvendi i Shqipërisë nuk përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori