Gjykata ka shpallur fajtor dhe ka dënuar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj me 3 vjet e 8 muaj burgim dhe me dënim plotësues prej 3 vjet e 6 muaj ndalim i ushtrimit të funksionit në Administratë Publike.
Ndërsa këshilltari i tij politik, Eset Berishën është dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg dhe dënim plotësues prej 3 vitesh ndalim ushtrimit të funksionit në administratë publike.
Sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës për kohën kur ishte ngritur aktakuza, Nebih Shatri dhe drejtorin e prokurimit publik në këtë ministri, Besim Tahiri janë dënuar secili me nga një vit e tetë muaj burg dhe me dënim plotësues prej 2 vitesh ndalim ushtrimit të funksionit në administratë publike.
Por për çfarë veprime dhe vepra akuzohen katër tashmë të dënuarit?
Prokuroria Speciale me 4 shkurt të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzën për ish-ministrin e Infrastrukturës Pal Lekajn, këshilltarin e tij politik Eset Berishën dhe Sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Infrastrukturës Nebih Shatrin dhe Besim Tahirin lidhur me ekzekutimin e 53 milionë eurove për kompaninë “Bechtel & Enka” e cila ishte kontraktuar për ta ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”.
Sipas aktakuzës, Pal Lekaj, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri me dashje i kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare me datë 29 shtator të vitit 2017.
Sipas prokurorisë keqpërdorimi ka ndodhur në momentin kur të lartcekurit kanë nënshkruar marrëveshjen për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve për 347 ditë të tjera, për autostradën “Arbën Xhaferi” apo e njohur si R6.
Përfundimi i autostradës me kontratën bazë e cila ishte lidhur në vitin 2014 parashihej të përfundonte me 18 janar të vitit 2018, kurse me marrëveshjen e re të lidhur nga të pandehurit, kontrata tashmë do të përfundonte në fund të muajit dhjetor të vitit 2018.
Kjo marrëveshje, sipas prokurorisë, nga të pandehurit ishte lidhur pa kostot financiare që ishte në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik dhe me Statutin dhe Kodin e Sjelljes të Komitetit Drejtues Ndërministror. Duke mos përcaktuar koston në marrëveshje, prokuroria thotë që të pandehurit i kanë lënë rrugën hapur kompanisë “Bechtel & Enka” që të paraqesë kërkesë për pagesë.
Çfarë provash prezantoi prokuroria?
Si provë për këtë pretendim, prokuroria e kishte paraqitur ekspertizën financiare. Kjo ekspertizë kishte konstatuar se marrëveshja e 27 shtatorit e vitit 2017 për pagesën e 53 milionë eurove, e cila ishte nënshkruar nga Pal Lekaj, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri ishte kundërligjore pasi që kjo marrëveshje nuk kishte paraparë koston financiare, gjë e cila është pikë kyçe në një marrëveshje. Pasi që sipas prokurorisë, duke ju referuar dispozitave ligjore, në rastet kur ka implikime buxhetore, marrëveshja pa kosto të paracaktuar, është kundërligjore.
Sipas prokurorisë, ekspertiza ka ardhur me konstatim se kontrata për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” ka qenë me çelësa në dorë, pra ka pasur çmimin fiks deri në përfundim. Çmimi i kontraktuar në fillimet e saj për ndërtimin e autostradës ka qenë afërisht 600 milionë euro.
Tutje aktakuza thotë se Pal Lekaj kishte angazhuar këshilltarin e tij politik, Eset Berishën që të merret me negociatat me kompaninë “Bechtel & Enka” për ta caktuar vlerën e marrëveshjes, të cilën e kishin lënë të hapur. Sipas pretendimeve të organit të akuzës, Pal Lekaj këtë veprim e ka bërë pa pasur pëlqimin e Komitetit Drejtues Ndërministror.
Kjo kërkesë në vlerë prej 63 milionë euro ishte paraqitur më 27 nëntor 2017, pastaj sipas prokurorisë ishte zbritur në vlerë prej 53 milionë euro pas bisedimeve që kishte zhvilluar Berisha me kompaninë ndërtuese. E që me rekomandim të komitetit Drejtues Ndërministror, Qeveria e Kosovës e kishte aprovuar kërkesën në qershorit të vitit 2018.
Cfarë kishte thënë në gjykatë i akuzuari Eset Berisha?
Eset Berisha gjatë dhënies së mbrojtjes kishte thënë se askush nuk kishte pasur negociata me kompaninë “Bechtel-Enka” për dakordim të çmimit apo dakordim të vlerës së kontratës.
“Nuk ka pasur negociata me kompaninë ndërtuese ‘Bechtel-Enka’ nga askush. Anëtarët e komitetit drejtues në takimin e datës 05.04.2018 kanë caktuar nga një këshilltar të tyre të ministrave që të takohen me përfaqësuesit e kompanisë ndërtimore ‘Bechtel-Enka’ për të kuptuar detajet e kërkesës se tyre. Gjatë këtij takimi është elaboruar në hollësi sipas pikave të kërkesës të ‘Bechtel- Enka’-s edhe arsyeshmëria e secilës pikë. Ky takim nuk mund të quhet negocim apo bisedë për dakordim të çmimit apo dakordim të vlerës së kontratës”, kishte deklaruar Berisha në gjykatë me 10 janar të vitit 2024.
Sipas aktit akuzues, organet kompetente për zhvillimin bisedimeve, marrjen e vendimit dhe përcaktimin e kostos financiare lidhur me këtë projekt e kishin, Komiteti Drejtues Ndërministror i cili kryesohej nga Pal Lekaj dhe Njësia për Implementimin e Projektit.
Ndërsa, dëshmitari i prokurorisë, Ramë Qupeva, në cilësinë e ish-drejtuesit të Njësisë për Implementimin e Projekteve (NJIP), gjatë dëshmisë së tij kishte thënë që për pagesën prej 53 milionë euro që kishte bërë qeveria, nuk ishte konsultuar NJIP si dhe nuk kishin marrë pjesë në vlerësimin e propozimit nga ana e “Bechtel & Enkës”, lidhur me koston për zgjatjen e afatit.
“Pagesat edhe certifikim dhe faturimi për vlerën e 53 milionëve është bërë pas marrjes së vendimit nga Qeveria e Kosovës, para marrjes së këtij vendimi nuk jemi konsultuar NJIP, nuk është konsultuar nga ana e komitetit dhe nuk kemi marrë pjesë në vlerësimin e propozimit nga ana e “Bechtel & Enka lidhur me koston e zgjatjes së afatit”, kishte dëshmuar Qupeva në seancën e 31 marsit të vitit 2023.
Sipas prokurorisë, pagesa për shumën prej 53 milionë eurove ishte në kundërshtim të plotë me rekomandim e kompanisë mbikëqyrëse të projektit e cila ishte kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, “Hill Internacional”.
Sipas këtij rekomandimi të bërë në vitin 2017 nga “Hill Internacional”, ishte thënë që shuma e vetme që do duhej t’i paguhej kompanisë ndërtuese ishte 14,778,654.87 euro, krahas dy kërkesave të tjera që ishin 36.3 milionë euro tjera në emër të pajisjeve dhe 10 milionë të tjera në emër të pengimit për realizimin e projektit ( dy kërkesat e fundit, “Hill” i kishte konsideruar si të pabazuara). Këtë rekomandim të kompanisë, sipas prokurorisë, e kishin shpërfillur të akuzuarit Pal Lekaj dhe Eset Berisha.
Provë e propozuar nga prokuroria: Opinioni i “Hill Internacional”
Si provë e konsideruar me rëndësi sipas prokurorisë ka qenë edhe opinioni i kompanisë mbikëqyrëse “Hill Internacional” i lëshuar në dhjetor të vitit 2017 e cila ka dhënë sqarime për pagesën shtesë prej 53 milionë eurove për kompaninë ndërtuese. Sipas këtij opinioni është bërë me dije se vetëm 14 milionë euro kanë qenë të bazuara nga kërkesa prej 53 milionë euro.
Këtë opinion prokuroria thotë që Pal Lekaj nuk e ka prezantuar fare në mbledhjet e KDNM-së, të mbajtur për këtë arsye.
Çka deklaroi në gjykatë ish-ministri tjetër Bajram Hasani?
Ish-ministri i Tregtisë në qeverinë Haradinaj, Bajram Hasani kishte thënë në gjykatë se në mbledhjen e komitetit, ku kishte marrë pjesë edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, nuk e di nëse ishte prezantuar ndonjë opinion ligjor i përgatitur nga kompania mbikëqyrëse “Hill International”.
Hasani kishte thënë se si anëtar i komitetit, bindja e tij kishte qenë se në rast të mosrealizimit të kësaj pagese, çështja do të shkonte në Gjykatë të Arbitrazhit.
“Nuk e di atë ditë a është shpërndarë në komitet, letër nuk kam pasë”, kishte thënë Hasani në seancën e 4 Prillit të vitit 2023.
Ish-këshilltari i Lekajt, Eset Berisha gjatë dhënies së mbrojtjes kishte deklaruar se nuk kishte pranuar opinion nga përfaqësuesi i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve “Hill International”, Georgios Papaioannou.
“Jo, s’kam pranuar opinion nga ai, s’kam qenë kompetent me pranu shkresa”, kishte thënë Berisha më 10 janar 2024 në gjykatë.
Ndërsa i akuzuari Nebih Shatri kishte thënë që para nënshkrimit të marrëveshjes nuk e kishte lexuar ndonjë herë opinion e “Hill International”. Këtë e kishte thënë se gjatë dhënies së mbrojtjes.
Përmbajtja e aktakuzës vazhdon duke treguar se si Pal Lekaj dhe këshilltari i tij, Eset Berisha kishin kërkuar nga drejtori i departamentit Ligjor të Ministrisë së Infrastrukturës, Avdi Kamerolli ndryshimi e opinionit ligjor që e kishte përpiluar më herët lidhur me këtë rast.
“Opinione sqaruese të tjera konsideroj se mund të japin personat përgjegjës për menaxhimin e kontratës dhe kompania mbikëqyrëse “ Hill International” dhe Departamenti i prokurimit Publik si nënshkrues i kontratës të cilët posedojnë njohuri të specializuar”- përshkruhet të ketë qenë formulimi i opinionit paraprak ligjor nga Avdi Kamerolli më datë 01.06.2018 me numër protokolli 5124.
Pas presionit që përshkruhet në aktakuzë të ketë pasur drejtori i zyrës ligjore Avdi Kamerolli, nga Eset Berisha {përmes dërgimit të një draft opinioni të shkruar në email} dhe Pal Lekaj, ka hartuar një version të ri të opinionit ligjor duke e hequr emrin e kompanisë mbikëqyrëse “Hill International” duke e lënë si kompetente për opinionet shtesë vetëm Departamentin e Prokurimit në kuadër të MI.
A ishte ndryshuar opinioni ligjor pas presionit, çka kishte deklaruar drejtori i zyrës ligjore?
Avdi Kamerolli, drejtori i zyrës ligjore për të cilin aktakuza thotë se Eset Berisha dhe Pal Lekaj kanë ushtruar ndikim për ndryshimin e opinionit ligjor, këtë gjë e kishte konfirmuar para trupit gjykues në përbërje prej Violeta Namani- Kryetare, Musa Konxheli dhe Vesel Ismaili – anëtarë. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje