LAJMI I FUNDIT:

Vendim i pazakontë i familjes indiane – varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë ‘mortore’

Vendim i pazakontë i familjes indiane – varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë ‘mortore’

Një familje indiane së fundmi u bë virale për vendimin e tyre të pazakontë për të “varrosur” veturën e tyre të vjetër Suzuki Wagon R, në vend që ta çonin në një vendgrumbullim të skrapit. Ceremonia e varrimit ishte tejet e veçantë dhe tërhoqi rreth 1500 persona.

Familja Polara nga fshati Padarshinga në Gujarat mendonte se vetura e tyre 18-vjeçare ishte “fatlume” dhe donin t’i thoshin lamtumirë në një mënyrë të veçantë. Në vend që ta braktisnin atë pas 20 vitesh shërbim të besueshëm, ata organizuan një ceremoni luksoze për varrimin e saj.

Patriarku i familjes, Sanjay Polara, tha për mediat se ai zotëron disa makina më të shtrenjta, përfshirë një Audi, por beson se Wagon R ishte kyçe për arritjen e mirëqenies së familjes së tij. Për këtë arsye, ai vendosi të bënte diçka të veçantë për ta nderuar.


Familja Polara hapi një gropë të thellë 15 metra në pronën e tyre, ku vetura u ul ngadalë përmes një shtegu të improvizuar. Automjeti u mbulua me petale lulesh dhe u zbukurua me kurora shumëngjyrëshe, ndërsa në sfond luhej muzikë nga altoparlantë portativë.

Më pas, ajo u mbulua me një pëlhurë jeshile dhe u kryen disa rituale si pjesë e ceremonisë, e cila kushtoi më shumë se 4500 dollarë. Familja ngriti edhe një samadhi (shrine) për të nderuar veturën e tyre të dashur.

“Kjo veturë ishte më shumë se thjesht një automjet; ajo ishte pjesë e udhëtimit tonë drejt suksesit. Në vend që ta shisnim, donim ta nderonim me një kujtim të përhershëm për brezat e ardhshëm”, tha Sanjay.

Pasi përfunduan të gjitha ritualet, u përdor një ekskavator për të mbuluar veturën me baltë.

Sanjay Polara, i cili zotëron një biznes ndërtimi në Surat, tha se ai gjithashtu planifikon të mbjellë një pemë mbi këtë varr të pazakontë për të kujtuar brezat e ardhshëm se ky është vendi i prehjes së makinës fatlume të familjes.

Është interesante që kjo nuk është hera e parë që shohim dikë që varros makinën e tij për ta nderuar për shërbimin që ka ofruar.

Në vitin 2017, shkruam për Alcides Ravel, një fermer uruguaian, i cili varrosi Ford F-350-në e tij pas 48 vitesh shërbimi. Kemi parë gjithashtu njerëz që varrosin të afërmit e tyre në veturat e tyre të preferuara…/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'

Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori