Saxhide Mustafa
Kosova, si një vend me një popullsi të re dhe vend dinamik, edhe vitin 2024 po e përmbyll me një sfidë të rëndësishme në zhvillimin e saj ekonomik dhe social: krijimin e vendeve të punës për gratë, ndërkohë që ende vazhdon të mungojë adresimi i politikave më miqësore për familjen. Sado i vogël të jetë trendi i rritjes ekonomike, një gjë e tillë ndikon në modernizimin e shoqërisë dhe rrit nevojën për politika dhe praktika që mbështesin balancin mes jetës profesionale dhe asaj familjare. Por, a janë institucionet dhe bizneset e Kosovës të gatshme për të adresuar këtë nyjë të rëndësishme?
Por, çfarë janë vendet e punës miqësore për familjen?
Vendet e punës miqësore për familjen janë ato që ofrojnë mbështetje të qëndrueshme për punonjësit e tyre, duke përfshirë lejen e lehonisë, atë prindërore, respektimin e ligjit për gji dhënie, krijimin e mjediseve për këtë të drejtë, oraret fleksibile të punës, mundësitë për të punuar nga shtëpia dhe qasjen në shërbime të kujdesit të përballueshëm për fëmijët, transporti etj. Këto politika dhe praktika janë të domosdoshme për të ndihmuar prindërit dhe kujdestarët që të kombinojnë përgjegjësitë familjare me angazhimet profesionale.
Politikat ndërkombëtare të prezantuara nga direktivat e EU-së, organizatat e tjera ndërkombëtare si UNFPA, UNICEF, ILO etj., dëshmojnë se vendet e punës miqësore për familjen nuk janë vetëm përfitim për individët, por edhe një mjet i fuqishëm për të nxitur barazinë gjinore, për të reduktuar varfërinë dhe për të rritur produktivitetin ekonomik. Në Kosovë, këto përfitime mund të jenë të një rëndësie të veçantë, duke pasur parasysh moshën e re dhe pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, e cila vazhdon të jetë ndër më të ulëtat në rajon, me vetëm 24.2 për qind [%] krahasuar me atë të burrave që arrin 57.8 për qind.
Politikat miqësore për familjen ndikojnë që punonjësit të kenë një ndjenjë sigurie dhe mirëqenieje, duke ndihmuar në uljen e stresit dhe rritjen e produktivitetit. Për punëdhënësit, një politikë miqësore për familjen mund të ndihmojë në tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve, veçanërisht në një treg gjithnjë e më konkurrues.
Në nivel kombëtar, politikat e tilla ndihmojnë në përmirësimin e barazisë gjinore duke i dhënë grave mundësinë për të kontribuar në fuqinë punëtore pa hequr dorë nga përgjegjësitë familjare. Kjo, nga ana tjetër, rrit fuqinë punëtore aktive dhe ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike të vendit.
Në Kosovë, implementimi i politikave miqësore për familjen përballet me disa pengesa:
Mungesa e politikave mbështetëse: Ndonëse ligji i punës ekziston që nga viti 2010 ofron vetëm mundësinë e pagesës së lejes së lehonisë si vijon: Gjashtë muajt e parë pas lindjes paguhen nga punëdhënësi me mbulueshmëri prej 70 për qind të pagës sipas kontratës, tre muajt e ardhshëm (nga muaji 7-9 pas lindjes) mbulohen nga qeveria me pagesën prej 50 për qind të pagës mesatare në Kosovë. Gjithashtu, nëna ka të drejtën e shfrytëzimin e tre muajve pa pagesë nëse dëshiron (nga muaji 10-12 pas lindjes). Në anën tjetër, baballarët përfitojnë vetëm tre ditë me rastin e lindjes së fëmijës. Megjithatë, zbatimi i këtyre dispozitave lë shumë për të dëshiruar, ndërsa pushimi prindëror mbetet ende i parealizuar. Kjo e bën situatën sfiduese për shumë gra të rikthehen në tregun e punës pas lindjes.
Kultura dhe mentaliteti tradicional: Traditat patriarkale vendosin barrën kryesore të kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit dhe të punëve shtëpiake mbi gratë. Kjo ndikon në mos përfshirjen e tyre në tregun e punës dhe në mundësitë tyre për të ndjekur karrierën.
Kostot për bizneset: Shumë kompani, veçanërisht ato mikro, të vogla dhe të mesme, mund të ndihen të mbingarkuara nga kostot shtesë që lidhen me implementimin e politikave të tilla. Ngarkesa e punëdhënësit me pagesë ka shkaktuar një barrë të madhe për sektorin privat kur kemi parasysh se në të njëjtën kohë ai ngarkohet me dy pagesa.
Mungesa e shërbimeve për kujdesin e fëmijëve: Çerdhet dhe kopshtet publike të përballueshme cilësore janë të pakta dhe ato në sektorin privat të papërballueshme për familjet e zakonshme. Kjo lë prindërit, veçanërisht nënat, me shumë pak alternativa të zgjedhjes.
E, çfarë mund të bëhet?
Për të zgjidhur këtë nyjë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për familjet kosovare, nevojiten veprime të bashkërenduara nga institucionet, sektori privat dhe shoqëria civile për:
Hartimin e politikave kombëtare mbështetëse: Qeveria me emergjencë duhet të sjell ligjin e punës në diskutim publik dhe ta përfshijë atë në programin legjislativ 2025. Ky ligj duhet medoemos të përfshijë pagesën e lejes së lehonisë, lejes prindërore të paguar, fleksibilitetin në punë, punën me orar të pjesshëm. Për më tepër, duhet të krijohen masa afirmative për bizneset që adoptojnë praktika të tilla si dhe të monitorojë implementimin e ligjit për gjidhënie.
Ndërtimi i infrastrukturës për kujdesin e fëmijëve: Investimet në çerdhe dhe kopshte të përballueshme dhe cilësore duhet të jenë prioritet. Bashkëpunimi mes qeverisë dhe sektorit privat mund të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi. Vendosja në praktikë e vauçerëve [vaucher] për kujdesin mund të jetë një mundësi e mirë po ashtu.
Rritja e ndërgjegjësimit: Fushatat e informimit publik mund të ndihmojnë në ndryshimin e mentalitetit rreth rolit të grave dhe burrave në familje dhe në punë.
Angazhimi i sektorit privat: Kompanitë duhet të shohin praktikat miqësore për familjen jo vetëm si një kosto, por si një investim afatgjatë që sjell përfitime për biznesin dhe punonjësit.
Sfidat që ekzistojnë sot nuk janë të pakapërcyeshme. Me një angazhim të sinqertë dhe të bashkërenduar nga të gjitha palët, është e mundur që të krijohet një mjedis ku familjet ndihen të mbështetura dhe ku individët mund të përmbushin potencialin e tyre të plotë. Vendet e punës miqësore për familjen në Kosovë mbeten një objektiv i rëndësishëm, por ende i paarritur, dhe me përjashtime të vogla të ndërmarra nga disa kompani. Z. Blin Zeqiri nga Art House Sh.P.K, i cili përveç që konfirmon se kompania e tij mbulon lejen e lehonisë sipas ligjit në fuqi, për më tepër, ofron edhe një ditë pushimi (të premten) për baballarët për gjashtë (6) muaj pas lindjes së fëmijës. Një model i tillë, dhe ndërmarrja e politikave të ngjashme janë motivuese, krijojnë mjedise dhe vende pune miqësore për familjen, por janë model që e bëjnë Kosovën një vend më i mirë për të jetuar dhe për të ndërtuar të ardhmen.
Autorja është bashkëpunëtore e lartë e Institutit Riinvest
Artikulli mbështetet nga projekti: Më Shumë Zgjedhje përmes Politikave Miqësore për Familjen zbatohet nga Instituti Riinvest – Forumi Ekonomik i Grave, i mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Izraelit kryen gjenocid në Gazë dhe duhet të japin llogari për këtë
Demokracia e Koresë së Jugut ishte pranë përmbysjes nga presidenti populist, por u shpëtua nga populli
Trumpi po poshtëron armiqtë e tij të “zgjimit” – dhe është kënaqësi ta shohësh
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova