LAJMI I FUNDIT:

Veljanoski për “27 prillin”: Më vjen keq për atë që ka ndodhur, të gjithë jemi viktima

Veljanoski për “27 prillin”: Më vjen keq për atë që ka ndodhur, të gjithë jemi viktima

“Rregulloren e Kuvendit çdo herë e kam pasur udhërrëfyes dhe deri në fund e kam respektuar, ndërsa këtë e kanë konfirmuar edhe dëshmitarët Zoran Zaev, Petar Atanasov, Nikolla Todorov. Më 27 prill 2017 në orën 18:01 e kam ndërprerë seancën konstituive dhe kam caktuar vazhdimin për ditën e ardhshme. Me të vërtetë më vjen keq për atë ka ndodhur më pas. Kishte viktima, disa fizike, disa politike, por të gjithë jemi viktima pasi kemi humbur shumë”.

Këtë e tha ish-kryetari i Kuvendit dhe i akuzuari i parë për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit, Trajko Veljanovski, në seancën e sotme gjyqësore për “Organizatorët e 27 prillit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur nëse ka pasur komunikim me të akuzuarit tjerë më 27 prill, Veljanovski tha se ka pasur komunikim zyrtar me Mile Janakieskin derisa ka qenë ministër, por në vitin 2017 nuk ka pasur asnjë komunikim. Ndërsa me Spiro Ristovskin ka pasur vetëm komunikim zyrtar.


Veljanovski në mbrojtjen e tij, tha se para seancës konstituive nuk ka pasur harmonizim në mes partive politike për pikat e rendit të ditës, si dhe ka pasur shumë të paraqitur për të marrë fjalën.

Ai tha se deri në mesin e marsit nuk ka pasur asnjë propozim nga partitë politike në lidhje me seancat dhe rendin e ditës.

Kurse në lidhje me fjalimin e Zerkirija Ibraimit, atëherë deputet i Lëvizjes Besa, tha se ai vetë ka kërkuar procedurale si lider i grupit të deputetëve.

Ndryshe, rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe udhëhiqet nga gjykatësi Ilija Trpkov, kurse përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskoska.

Të akuzuar si “organizator të ngjarjeve të 27 prillit” janë: Trajko Veljanovski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen për veprën penale “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori