LAJMI I FUNDIT:

Veliçkovski në konferencën e programit për partneritetet me Gardën Kombëtare të SHBA-së

Veliçkovski në konferencën e programit për partneritetet me Gardën Kombëtare të SHBA-së

Shfrytëzimi i kapaciteteve të programit për partneritet të SHBA-së në planin rajonal, është tema e konferencës në Gjermani, në të cilën sot ka marr pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, nënkolonel major Metodija Veliçkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të ngjarjes, u diskutua gjithashtu për rezultatet nga programi të partneritetit dhe planet e mëtejshme për promovimin e partneritetit të përbashkët pas samitit të korrikut të NATO-s në drejtim të përmirësimit të aftësive ushtarake dhe ndërhyrjeve.

Konferenca është pjesë e programit nga partneritetit të Gardës Kombëtare të SHBA-së dhe ushtrive partnere, e cila zhvillohet në Garmish Partenkirhen të Gjermanisë. Në këtë ngjarje marrin pjesë udhëheqës të lartë ushtarakë nga komanda e Ushtrisë së SHBA-së për Evropë (EUCOM), rojet kombëtare të 22 shteteve amerikane dhe stafi i përgjithshëm i ushtrive të vendeve partnere të Evropës. /Telegrafi/