Vedat Muriqi udhëheq formacionin e javës në La Liga

Java e 20-të në La Liga ka sjellë një formacion të fortë nga Sofascore, plot emra vendimtarë, por vëmendja kryesore shkon te Vedat Muriqi. Sulmuesi kosovar i Mallorcës ka qenë protagonist absolut, duke u vlerësuar me notën 8.8, një nga më të lartat e javës.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Muriqi konfirmoi edhe një herë rolin e tij kyç në skuadër.
Dominues në zonë, vendimtar në duele dhe lider në sulm, duke bërë që pas het-trikut ndaj Athletic Bilbaos ta marrë një vend të merituar në formacionin e javës në La Liga.
Në repartin sulmues, Muriqi shoqërohet nga Ante Budimir me notë 9.0, ndërsa prapa tyre spikat ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, me notën më të lartë të javës, 9.2.
Mesfusha kompletohet nga Bryan Zaragoza (8.3), Pablo Fornals (8.3) dhe Aleix Febas (8.0), që garantuan balancë dhe ritëm.

Në mbrojtje, stabiliteti u sigurua nga Jose Gaya (8.2), Daley Blind (8.1), Raul Asencio (8.7) dhe Aitor Ruibal (8.3).
Në portë shkëlqeu bashkëlojtari i Muriqit, Leo Roman, i cili mori notën maksimale 10, pas një performance perfektë ndaj Bilbaos. /Telegrafi/























































