LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi: Dua të luaj në Galatasaray, dua të luaj në Ligën e Kampionëve

Vedat Muriqi: Dua të luaj në Galatasaray, dua të luaj në Ligën e Kampionëve
Vedat Muriqi (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Vedat Muriqi mbetet një prej lojtarëve më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është në radarin e Fenerbahçes dhe Galatasarayt, por edhe disa klubeve tjera evropiane.

Sipas A Spor, lojtari tashmë ka konfirmuar se dëshiron të luajë te Galata dhe ka zbuluar se pse preferon të kalon te kjo skuadër.


Vedat Muriqi (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Dua të luajë në Galatasaray. Dua të luajë në Galata sepse dëshiroj të paraqitem në Ligën e Kampionëve. Dua të jem nën urdhrat e trajnerit Fatih Terim”, citohet të ketë thënë 25-vjeçari.

Ndryshe, lojtari tashmë i grumbulluar me “Dardanët”, ka konfirmuar se ka marrë oferta të ndryshme duke zbuluar emrin e vetëm një ekipi.

Fenerbahçe ofron dy milionë euro për Muriqin, Galatasaray rrit ofertën për prizrenasin
Lexo po ashtu Fenerbahçe ofron dy milionë euro për Muriqin, Galatasaray rrit ofertën për prizrenasin

“Pasi që është afati kalimtar dy muaj, s’kemi pse me u ngut. Është e vërtetë që kemi oferta nga klube të mëdha në Turqi, edhe në Evropë. Duhet të bisedojmë, e do të vendosim. Varet edhe nga klubi. Varet nga ofertat. Kemi marrë ofertë nga Touluse i Francës, ndërsa tjerat janë në letër, për ato që flitet. Deri sa nuk bëhen zyrtare s’është mirë të publikojmë tjerat”, ka thënë ai.

Ndryshe, shtatgjati gjatë sezonit të kaluar për Rizesporin ka realizuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori