LAJMI I FUNDIT:

Vdes xhelati kryesor i Pablo Escobarit, Popeye vrau më shumë se 300 persona –kishte rrëzuar një aeroplan me 100 pasagjerë

Vdes xhelati kryesor i Pablo Escobarit, Popeye vrau më shumë se 300 persona –kishte rrëzuar një aeroplan me 100 pasagjerë

Jhon Jairo Velasquez Vasquez, 58-vjeç, bashkëpunëtor i narko-bosit të dikurshëm të Kolumbisë, Pablo Escobar, që ka pranuar se ka marrë pjesë në rreth 300 ekzekutime të njerëzve, ka ndërruar jetë në burg.

Velasquez i njohur me nofkën Popeye, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të enjtes, kanë bërë të ditur zyrtarë të spitalit të burgut, transmeton Telegrafi.

Bashkëpunëtori i Escobarit, pasi kishte vuajtur dënimin prej 23 viteve burgim, në vitin 2018 ishte dënuar sërish me burgim për shkak të një plaçkitje.


Ai kishte vuajtur dënimin me burgim prej 23 viteve për terrorizëm, vrasje dhe torturimin e qindra njerëzve gjatë viteve të 80-ta, në kohën kur Escobar po konsiderohej si i paprekshëm.

“Po të më urdhëronte Escobar  të vras babanë tim vetëm pse po i bënte dëm organizatës tonë apo mua, do ta bëja një gjë të tillë”, kishte thënë ai.

Popeye personalisht kishte vrarë më shumë se 250 persona dhe kishte organizuar vrasjen e 2.500 tjerëve gjatë luftës së Escobarit me qeverinë kolumbiane. Organizata e tij, karteli Medelein, kishte vrarë 50 mijë njerëz.

Bëhet fjalë për njeriun që ka dashur të mbyt me bombë kandidatin për president, por ia kishte huq cakut duke vrarë qindra persona tjerë të pafajshëm.

“Jam vrasës profesionist. Vras për para. Por kam vrarë edhe nga dashuria dhe respekti për Pablo Escobarin. Secili prej nesh ka vrarë nga 5-6 persona, ndoshta edhe deri në 12 në ditë. Pa ndonjë problem vra dhe vendosi bomba. Jam ekspert në terrorizëm dhe rrëmbimin e njerëzve”, shtoi ai.

Pas 23 viteve burgim, Velasquez ishte bërë fytyra kryesor. U bë bloger, shkruante, libra, aktronte në filma dhe televizione. Por, edhe pse kishte një të kaluar të errët, për shumë ka qenë idhull dhe frymëzim.

Gjatë një interviste dhënë kohë më parë, pati zbuluar detaje të rrëzimit të një aeroplani në vitin 1989. Aeroplani i aviokompanisë “Avianka” që po fluturonte nga Bogota për në Kali, ishte rrëzuar me 107 pasagjerë që humbën jetën përfshirë edhe tre tjerë që ishin në tokë.

Presidenti i atëhershëm kolumbian, Cezar Gaviri, është dashur të jetë në atë aeroplani, por shefi i sigurimit ishte brengosur dhe i kishte propozuar që të anulojë udhëtimin. Gaviri ishte armiku numër një i Escobarit, pasi kishte lejuar që narko-bosët kolumbian të ekstradohen në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Kalo në kategori