LAJMI I FUNDIT:

Vdes personi që gjendej në veturën e përfshirë nga zjarri në një pompë derivatesh në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Vdes personi që gjendej në veturën e përfshirë nga zjarri në një pompë derivatesh në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e flakëve që kapluan automjetin e tij në një pompë derivatesh në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, përkatësisht në fshatin Babush.

Lajmin e ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.

Ai ka thënë se personi që ishte në automjet ka humbur jetën ndërsa personi tjetër që ka qenë në marketin e pikës së karburantit ka marrë lëndime trupore.


I njëjti sipas policisë është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrëfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin.

Zjarrëfikësit, duk e lokalizuar zjarrin tek pompa e derivateve

“Rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhëtarëve me targa vendore është përfshirë nga flaka. Për pasoje një person ka humbur jetën që ishte në automjet. Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekësorë”, ka deklaruar Veseli.

Tutje ka theksuar se në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet kompetente.

Po ashtu tha se Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet.

Deri në kohën e publikimit të lajmit, nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te incidenti me fatalitet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori