Vdes personi i pestë nga aksidenti i rëndë në Rahovec

Pesë të vdekur është bilanci i aksidentit të rëndë i cili ndodhi në Rahovec në muajin korrik.
Lajmin se ka ndërruar jetë edhe personi i pestë e ka bërë të ditur kryetari Smajl Latifi.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Samir Lama, i aksidentuar rëndë në Bërnjak më 26 korrik! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Lama nga Rahoveci në këto ditë të vështira për ta!”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Në fillim të këtij muaji vdiq personi i katërt.
Aksidenti ndodhi në Bernjak të Rahovecit, më 26 korrik./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































