LAJMI I FUNDIT:

Vdes në QKUK një infermiere nga Malisheva – e njëjta ishte shtatzënë

Vdes në QKUK një infermiere nga Malisheva – e njëjta ishte shtatzënë

Një grua e moshës rreth 32 vjeçare, nga komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që e njëjta ishte aksidentuar.

Telegrafi ka mësuar se e njëjta ishte infermiere në Malishevë.

E ndjera kishte qenë shtatzënë dhe fatkeqësisht nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të shkaktuara nga aksidenti.


Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Telegrafi.com, Naser Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK.

“Pacientja është sjellë tek ne rreth orës 08:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. E njëjta ka qenë edhe shtatzënë”, ka thënë Syla.

Ndërkaq, Sheremet Elezaj, nga Policia rajonale e Gjakovës bëri të ditur për Telegrafi.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30.

“Rreth orës 07:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Astrazub-Malishevë (rruga Malishevë-Rahovec). Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete dhe një këmbësore (femër e moshës madhore). Këmbësorja është dërguar në QKUK nga më vonë jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, tha ai.

Elezaj tutje bëri të ditur se po ashtu edhe dy personave të tjerë (shoferëve) u është ofruar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit njëri nga shoferët është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori