LAJMI I FUNDIT:

Vdes foshnja gjashtë muajsh me probleme shëndetësore nga Gjilani

Vdes foshnja gjashtë muajsh me probleme shëndetësore nga Gjilani
Foto: Ilustrim

Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë foshnja gjashtë muajsh, Bjord Sherifi nga Gjilani i cili ka vuajtur nga një sëmundje e cila ndodh në çdo 1 nga 10 foshnje të porsalindura, e cila në mjekësi njihet si “D-TGA”.

Lajmin e bëri të ditur nëna e foshnjës Lisiana Poroshtica Sherifi përmes rrjetit social në Facebook.

Kërkohet ndihmë financiare për foshnjën gjashtë muajshe nga Gjilani
Lexo po ashtu Kërkohet ndihmë financiare për foshnjën gjashtë muajshe nga Gjilani

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj juve miq,dashamirë e të afërm, se djali ynë Bjordi sot në mëngjes herët ndërroi jetë. Ju faleminderit shumë gjithë juve për lutjet e vazhdueshme dhe ndihmën e juaj ndaj Bjordit, por ai sot na la. Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 26.03.2020 (e xhuma) në ora 12:00,në varrezat e qytetit në Gjilan”, ka shkruar Sherifi.


Ndërkaq, edhe nga zyra e informimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë bërë të ditur se sot rreth orës 04:00 të mëngjesit të hershëm ka ndërruar jetë foshnja gjashtë muajsh me inicialet B.Sh.

“Foshnja me inicialet B.Sh gjashtë muajsh, sot në orët e hershme të mëngjesit 04:00 ka ndërruar jetë në Klinikën e Pediatrisë, edhe pse mjekët janë munduar me çdo kusht ta mbajnë në jetë duke ia kryer të gjitha intervenimet e nevojshme”, kanë thënë për Telegrafin nga zyra e informimit të QKUK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori