LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e ushtarit 25-vjeçar – Shtabi i Përgjithshëm: Ushtria nuk ka helikopter i cili i plotëson kushtet për transport special mjekësor

Vdekja e ushtarit 25-vjeçar – Shtabi i Përgjithshëm: Ushtria nuk ka helikopter i cili i plotëson kushtet për transport special mjekësor

Një ushtar profesionist 25 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmë pas përkeqësimit të gjendjes gjatë kursit 24 ditorë në Batalionin për Forca Speciale “Ujqit”.

Shtabi i Përgjithshëm ka njoftuar se gjendja e tij është përkeqësuar rreth orës 18:30 minuta, ndërsa me ndihmën e parë ushtarake është dërguar në Negotinë dhe më pas në Kavadar.

Nga aty është nisur për Shkup, por me të arritur në hyrje të Klinikës Intensive është konstatuar vdekja e tij.


Por pse në gjendje të tillë nuk ka pasur në ndihmë një helikopter për ta dërguar në spital.

Shtabi Përgjithshëm thotë se nuk kanë helikopter që i plotëson kushtet.

“Armata nuk ka helikopter i cili i plotëson kushtet për transport special mjekësor. Sipas kohës se vlerësuar për intervenim dhe aparaturës për ndihmë mjekësore në raste të tilla të transporteve mjekësorë është vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme”, thonë nga Shtabi i Përgjithshëm.

Prokuroria Publike ka nisur procedurën e obduksionit nga ku duhet të mësohen shkaqet e vdekjes. Sipas Shtabit të Përgjithshëm, gjendja shëndetësore e ushtarit kur ka nisur kursin e përzgjedhjes për njësinë elitare ka qenë e shkëlqyeshme gjatë gjithë periudhës paraprake. Së fundmi ai ka qenë në marsh prej 100 kilometrave, në kushte të rënda malore dhe atmosferike./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Kalo në kategori