Andreas Dushi
Bazuar në esenë “Shuberti Harbut” të F. S. Nolit, Vjenë, 1938
Duke lexuar “Antologji e mendimit estetik shqiptar” të botuar nën kujdesin e Nasho Jorgaqit, thuajse në fund është një ese e Imzot Nolit me titull “Shuberti harbut” në të cilën trajtohet jeta dhe vdekja e kompozitorit të shquar vjenez të cilin e vrau koha në të cilën jetoi.
Po të studiojmë jetën e kompozitorit të madh, shohim se ai jetoi thuajse në mjerim dhe vdiq në mjerim të plotë kur ishte vetëm 31 vjeç. U gjet në një ngrehinë, i molisur nga uria, ndonëse ishte jo pak i njohur dhe mjaft i pëlqyer, pasi vepra e tij ishte ndërtuar në mëse 2000 pjesë muzikore si simfoni, meshë, opera e të çdo lloji tjetër.
Mënyra se si Shuberti (Franz Schubert) zgjodhi ta japë artin e tij ishte ajo që e çoi atë drejt vdekjes. Duke mos pasur vetëvlerësim të lartë, ndonëse kompozimet e tij ishin mrekulli, ai i shiti në kuptimin e parë të fjalës “për një çap bukë”. Editorët i blenë dhe me to fituan miliona, ndërsa Shuberti, nga mjerimi nuk kuptonte se sa po pëlqehej muzika e tij e prandaj nuk rriste çmimin e tyre.
Poetit të shquar gjerman Gëte (Johann Wolfgang von Goethe), Shuberti i dërgoi muzikën që kishte përgatitur për dy prej poezive të tij, por nuk mori asnjë përgjigje. Pse? Sepse mendjemadhësia nuk e lejonte “Poetin e Pallateve Mbretërorë” Gëte t’i përgjigjej “një artisti të rëndomtë” si Shuberti. Sot, këto poezi lexohen më së shumti falë muzikës që Shuberti përgatit për to!
Për paradoks, kur Shuberti vdiq, ndër teatrot e Vjenës dhe të zonave gjermanishtfolëse të shekullit XVIII, orkestrat simfonike organizuan shfaqje vetëm me muzikën e tij. Biletat e këtyre shfaqjeve ishin aq të shtrenjta, sa vetëm me publikun e një teatri Shuberti mund të kishte jetuar edhe më tepër se një vit.
Mënyra se si ia vlerësoi veten dhe mungesa e dëshirës për të mësuar rreth krijimeve të veta e vrau Shubertin. Njerëzit të cilët duan t’ja dinë veç për pasurinë e tyre dhe jo për mënyrën se si bëhen të pasur e lanë atë pa bukë. Por askush përveç vetë Shubertit nuk duhet të fajësohet.
Sot kur njerëz si ata të lartpërmendurit janë shtuar frikshëm, Shuberti duhet të na shërbejë si anti-model, fati tragjik i të cilit do të na drejtojë drejt mënyrës tjetër të të menduarit për veten dhe drejt rrugës tjetër të të punuarit me veten.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAli Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!
Biznesi i filmave ... mbaroi!
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
ARMIKU
Skulptura e vetme e mbijetuar e Leonardos?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert