LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon greva e zyrtarëve në Zyrën e Kryeministrit, thonë se nuk heqin dorë pa u anuluar rregullorja për vendet e punës në këtë zyrë

Vazhdon greva e zyrtarëve në Zyrën e Kryeministrit, thonë se nuk heqin dorë pa u anuluar rregullorja për vendet e punës në këtë zyrë

Më shumë se gjysma e zyrtarëve të Zyrës së Kryeministrit dhe zyrtarë të ish-Ministrisë së Integrimit Evropian kanë hyrë në grevë me një kërkesë të vetme: anulimin e Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.

Ata përmes një komunikate për medie, kanë njoftuar se nuk do të heqin dorë nga greva pa u anuluar kjo rregullore, e cila sipas tyre po kundërshtohet për shkak të shkeljeve ligjore të cilat kanë ndodhur gjatë procesit të hartimit të saj.


“Kjo Rregullore është duke u kundërshtuar për shkak të shkeljeve ligjore të cilat kanë ndodhur gjatë procesit të hartimit të saj. Grevistët e vlerësojnë se kjo Rregullore përbën shkelje të shumta procedurale dhe materiale të legjislacionit në fuqi. Greva do të vazhdojë deri në Anulimin e Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në konferencën e mbajtur sot ka folur edhe për grevën brenda Zyrës së Kryeministrit.

Greva brenda Zyrës së Kryeministrit, Hoti: Do të formojnë komision të pavarur për shqyrtimin e kërkesave të punëtorëve
Lexo po ashtu Greva brenda Zyrës së Kryeministrit, Hoti: Do të formojnë komision të pavarur për shqyrtimin e kërkesave të punëtorëve

Hoti ka thënë se draftimi i Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në zyrën që ai drejton, ka ndodhur si rezultat i Ligjit për Administratën Shtetërore që ka hyrë në fuqi vitin e kaluar.

“Ligji për Administratën Shtetërore që ka hyrë në fuqi në verë të vitit të kaluar, na ka obliguar edhe neve që të përgatisim Rregulloren për Organizim të Brendshëm të Zyrës së Kryeministrit në këtë rast dhe ministrive përkatëse. Ka ndodh një rikonstruim i Qeverisë me vendim të Kuvendit, ku janë shkrirë disa ministri dhe bashkimi i disa ministrive në një ministri të vetme dhe në bazë të ligjit jemi të obliguar të bëjmë riorganizimin e Administratës Shtetërore”, ka thënë Hoti, shkruan Telegrafi.

Një Grup Punues prej dhjetë personash punuan thuajse gjashtë muaj për ta përfunduar draftin e Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit, por zyrtarë të kësaj kryeministrisë kanë vërejtur parregullsi në këtë proces.

Punëtorët e Zyrës së Kryeministrit hyjnë në grevë, po pretendohet se është falsifikuar rregullorja e vendeve të punës në këtë zyrë
Lexo po ashtu Punëtorët e Zyrës së Kryeministrit hyjnë në grevë, po pretendohet se është falsifikuar rregullorja e vendeve të punës në këtë zyrë

Më saktësisht, dokumenti të cilin e kanë bërë Grupi Punues dhe ai i cili është miratuar dhe nënshkruar nga Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po pretendohet se nuk është i njëjti.

Këshilli grevist më 6 janar 2020 i kishte dërguar një kërkesë Kabinetit të Kryeministrit ku kërkojnë anulimin e Rregullores nr.01/2020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Zyrën e Kryeministrit, duke i shpjeguar me detaje, gjithë ecurinë e formimit të kësaj rregulloreje dhe parregullsitë që sipas tyre kanë ndodhur në këtë proces.

Një burim brenda kryeministrisë i ka thënë Telegrafit se rregullorja të cilën e ka nënshkruar Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti për organizim të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Zyrën e Kryeministrit nuk është e njëjta me atë e cila është punuar nga Grupi Punues, i përbërë nga rreth 10 persona nga qershori deri në tetor të vitit 2020.

I njëjti person pretendon se për ndryshimin e kësaj rregulloreje ka ndikuar drejtpërdrejtë zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj dhe dy persona të tjerë brenda Zyrës së Kryeministrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori