LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Vazhdon gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve, që njihet si rasti “Shënjestra-Fortesa”.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro.

Të akuzuar janë ish-komandanti i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, ish-ministrja për Punë të Brendshme, Goprdana Jankullovska dhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, si dhe ish-shefi i zyrës së tij, Toni Jakimiovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas aktakuzës, nëpërmjet tri sistemeve për ndjekjen e komunikimit në DSK, gjatë periudhës nga 2008 deri më 2015 në mënyrë jo ligjore janë ndjekur 4.286 numra telefonik në të cilën nuk është dhënë leje nga gjykata. Urdhri për përgjimi është dhënë para se të jepet leja nga përgjim nga gjykata të 1.541 numrave telefonik ose në përgjithësi 5.827 numrave telefonik. Në përgjithësi në Republikën e Maqedonisë janë përgjuar mbi 20 mijë qytetar.