Zinedine Zidane e ka lënë Real Madrid në javën e shkuar, ndërsa klubi vazhdon të jetë në kërkim të zëvendësuesit. 

Në ditët e para pa trajner u flit se Mauricio Pochettino do të jetë pasardhësi, ndërsa tani në garë është shtuar Jurgen Klopp.


Pochettino mbetet favorit, por edhe klub si zgjedhja e dytë nuk qëndron keq, ndërsa Joachim Low dhe Massimiliano Allegri e kanë refuzuar ofertën.

Situatë e komplikuar

Largimi i Zidanes nga Los Blancos e ka obligua klubin që të futet në treg për një trajner edhe pse ai e kishte fituar titullin. Të preferuarit ishin Pochettino dhe Allegri.

GettyImages 958076256 Pochettino (Getty)

Real Madrid e do Pochettino që ka edhe pesë vite kontratë me Tottenhamin, ndërsa Klopp ka katër vite, e Allegri me Juventusin deri më 2020.

Do të ketë shpenzime

Situata te Real Madridi nuk është ideale as me skuadër, pasi lojtarët kryesorë të sulmit, kërkojnë largimin ose rinovimin me rritje page.

Por trajneri mbetet objektivi kryesor.

Së fundmi edhe Antonio Conte, është lidhur me klubin mbretëror pasi pritet të largohet nga Chelsea.

GettyImages 960608172 Antonio Conte . (Getty Images)

I pari i Tottenham, Daniel Levy, është duke negociuar me Real Madridin, pasi edhe në të kaluarën e ka bërë këtë me Los Blancos.

Pochettino beson se mund ta ndërtojë një skuadër të fortë, por që dëshiron të mbetet mirë me klubin aktual.

Edhe te Jurgen Klopp, kontrata e tij mbetet ajo që nuk e lejon të kalojë te Reali.

GettyImages 914196614 Klopp (Getty Images)

Tashmë klubi mbretëror duhet të flas me pronarët e Tottenham ose Liverpool, për të paguar ndonjë shumë që të arrijë te ndonjëri trajner. /Telegrafi/  

telegrafi sport app