Liverpooli ka vazhduar me rezultate jo të mira në Ligën Premier.

Reds kanë humbur me rezultat 2-0 ndaj Hull Cityt, edhe pse kishin raste për të shënuar gjatë gjithë takimit.


Goli i parë në takim erdhi në minutën e 45-të nga Alfred N’Diayne dhe me rezultatin 1-0 skuadrat shkuan në pushim.

C31d2OnWcAArH0b

Mysafirët sulmuan në vazhdim, por nuk arritën të jenë konkret dhe në minutën e 84 shpresave për barazim i dha fund Omar Baye Niasse duke shënuar për 2-0.

Në pesë takimet e fundit skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka dy tri barazime dhe dy humbje.

C31R3WlXUAYJWk4

Aktualisht Liverpooli renditet në vendin e katërtë me 46 pikë, aq sa Manchester City me një ndeshje më pak në pozitën e pestë. Ndërsa Hull City ngritët në pozitën e 18-të me 20 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Reds është ndaj Tottenhamit, kurse Hulli do të jetë mysafirë i Arsenalit. /Telegrafi/

telegrafi sport app