Vazhdojnë punimet për ndërtimin e parkut të ri në Vushtrri

Janë duke vazhduar punimet me intesitet të lartë për ndërtimin e parkut të ri në Vushtrri.
Këto punime po bëhen pranë oborrit të xhamisë, afër ish-parkingut të taksistëve, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se kjo zonë është në proces transformimi për t'u bërë një park i ri dhe funksional për të gjithë qytetarët.
“Sot derisa monitoruam punimet nga afër, patëm mundësinë të bisedojmë me qytetarët dhe pronarët e bizneseve të zonës, të cilët janë të kënaqur me këtë hapësirë të re dhe të rinovuar”, ka thënë Idrizi.
Ai ka thënë se përmirësime të shumta janë në proces, duke përfshirë kushte më të mira për pushim, ulëse të reja, gjelbërim, hapësira, kubëza të reja dhe ndriçim modern.
“Të gjitha këto elemente do të jenë pjesë e këtij parku, duke e bërë atë një destinacion tërheqës dhe funksional për të gjithë”, ka thënë ai. /Telegrafi/



















































