Poezi nga: Bob Dylan
Përktheu: Edvin Shvarc
Po mendoja për një varg ëndrrash
ku asgjë nuk del në sipërfaqe,
çdo gjë rri poshtë aty ku plagë ka marrë
dhe ndalet përfundimisht.
Nuk po e vrisja mendjen për ndonjë gjë të veçantë
porsi në një ëndërr, kur dikush zgjohet dhe ulërin.
Asgjë edhe aq e veçantë,
thjesht po mendoja për një varg ëndrrash.
Duke menduar për një varg ëndrrash
ku koha dhe ritmi fluturojnë
dhe s’ka dalje nga asnjë drejtim
veçse nga ai që me sy nuk e dallon dot.
Nuk është se po bëja ndonjë lidhje kushedi se çfarë,
s’po bija pre e ndonjë intrige të ndërlikuar,
asgjë që nuk mund të zhbirilohej
thjesht po mendoja për një varg ëndrrash.
Ëndrra aty ku çadra mbyllet
nëpër shtegun ku je vërvitur
dhe letrat që mban në dorë s’janë fort të hairit,
vetëm nëse u përkasin ndonjë bote tjetër.
Në njërën, numrat kishin marrë flakë,
në një tjetër më ra rasti të shoh një krim
tek një e tretë ia kisha dhënë vrapit dhe tek e katërta
thjesht po kacavirresha
pa kërkuar ndonjë ndihmesë të veçantë,
pa bërë ndonjë përpjekje të stërmundimshme,
e kisha arritur cakun ndërkaq
thjesht duke vrarë për një varg ëndrrash.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

A janë të gjitha pikturat politike?

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Historia e letërsisë turke, në pak fjalë

Gjenocidi grek i vitit 1945, mbi popullsinë e Çamërisë
Detektivi i njohur i Agatha Christie: Pse belgu Hercule Poirot kishte nënshtetësi angleze?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës