VAR-i befason tifozët, pranoi gol shumë të diskutueshëm të Leicester Cityt ndaj Liverpoolit

Liverpooli ka ‘përjetuar’ një nga vendimet më të diskutueshme të VAR-it këtë sezon në humbjen dërrmuese 3-1 ndaj Leicester City.
Reds kaluan 1-0 në epërsi deri në golin e Mohamed Salah pas një super-asistimi nga Roberto Firmino, por pësuan një gol barazimi në një mënyrë tepër të çuditshme pak më shumë se dhjetë minuta më vonë.
Fillimisht gjyqtari Anthony Taylor u duk se dha një penallti për një faull mbi Harvey Barnes, por vendimi u ndryshua më pas për një goditje të lirë në buzë të zonës.
Specialisti i goditjeve, James Maddison goditi fortë dhe topi përshkoi zonën, por nuk u prek nga askush duke përfunduar në portë.
Fillimisht topi u mendua që u devijua nga Daniel Amartey duke u ndalur loja për pozitë jashtë lojë.
Sidoqoftë, erdhi konfuzioni i mëtejshëm nga VAR-i dhe goli u pranua më pas pasi këmba e Roberto Firminos u konsiderua se kishte lënë Amarteyn në lojë.
Vendimi milimetrik i VAR-it ka bërë që të përfolët shumë ky gol dhe tifozët e futbollit, e në veçanti të Liverpoolit ndihen të befasuar nga ky vendim. /Telegrafi/
https://twitter.com/phil_simmo/status/1360598053623910403
https://twitter.com/PoorVARdecision/status/1360591884993888261






















































