Site icon Telegrafi

Vanesa Sono vjen me “Do të gjej” në Kënga Magjike

Foto: Vanesa Sono/Instagram

Këngëtarja e re shqiptare e cila synon tregun ndërkombëtar, Vanesa Sono, ka vendosur që ta sprovojë veten duke marrë pjesë në një kompeticion që zhvillohet në atdheun e saj.

Ajo është prezantuar në festivalin Kënga Magjike këtë vit, me një këngë të quajtur “Do të gjej”.

Kënga e cila është e zhanrit baladë është punuar nga kompozitori i njohur maqedonas, Boban Apostolov.

Foto: Vanesa Sono/Instagram

Ndërkohë për tekstin është kujdesur tekstshkruesi i njohur, Lindon Berisha.

Lexo po ashtu Vanesa Sono - këngëtarja e re shqiptare në Angli merr vëmendjen e BBC-së: Jam ambicioze, po punoj që të ecë në hapat e Ritës dhe Duas

Vanesa ka pasur një debutim mjaft të suksesshëm në tregun britanik, ku vetëm pak muaj më parë dha një intervistë për BBC, duke folur mbi aspiratat e saj muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version