LAJMI I FUNDIT:

Van Persie tregon se si Ferguson kishte zbuluar se dy lojtarë kishin shkuar në diskotekë: I masakroi, ju tha se faji i tyre do ta humbim titullin

Van Persie tregon se si Ferguson kishte zbuluar se dy lojtarë kishin shkuar në diskotekë: I masakroi, ju tha se faji i tyre do ta humbim titullin

Robin van Persie, ka luajtur pjesën më të gjatë të karrierës së tij te Arsenali, por për tri sezoni ishte te Manchester United, ku e fitoi edhe titullin e kampionit.

Holandezi në një intervistë të fundit ka treguar se si punon Sir Alex Ferguson, duke marr shembull se si i “masakroi” dy futbollistë të skuadrës së tij, duke iu thënë se do t’i largonte nga klubi, pas një humbjeje ndaj Manchester Cityt (2-1) në vitin 2013.

Edhe pse ishte 10 pikë para rivalëve për titull në atë kohë, Van Persie zbulon reagimin e trajnerit, duke thënë se ishte i “tërbuar” dhe kishte vendosur disa fotografi në murin e dhomës së zhveshjes, ku shfaqeshin dy lojtarët që kishin dalë një natën para ndeshjes.


Robin van Persie (Foto: Shaun Botterill/Getty Images)

“Një ditë pas ndeshjes, Sir Alex kishte vendosur fotografitë në murin e dhomës së veshjes të dy lojtarëve, të shkrepura gjatë natës, nëpër diskoteka”.

“ Ai i tha të gjithë skuadrës: “Djema nëse nuk e fitojmë ligën, do të jetë për shkak të këtyre dy idiotëve, që vendosën të dilnin jashtë”, – tregon Va Persi.

Holandezi thotë se i di emrat e lojtarëve, por nuk i ka zbuluar, ndërsa vazhdon tutje të tregojë për atë që ndodhi.

Robin Van Persie e Wayne Rooney (Foto: Stu Forster/Getty Images)

“Unë i di emrat, por nuk i zbuloj. Trajner i masakroi. Ishte e mahnitshme. Ai vuri në mur të gjitha fotografitë që dokumentonin sjelljen e tyre, në orën 2 të mëngjesit, në 3 të mëngjesit, në 4 të mëngjesit, për të nënvizuar se sa budallenj kishin qenë”, ka treguar Van Persie.

Van Persie e ka fituar titullin në sezonin 2012/2013 me Manchester Unitedin. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Premier League
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori