Louis van Gaal beson se Barcelona dhe Juventusi kanë blerë lojtarët e gabuar te Ajax këtë verë.

Sipas tij dyshja Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt duhet të shkëmbehen nga klubet.


Dyshja e ftoi titull në Holandë dhe ndihmuan Ajaxin të shkojë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, para se të transferoheshin për shifra rekord.

r7sxowxtzgb9g90xof86

De Jong u transferua te Barcelona për 75 milion euro, ndërsa mbrojtësi De Ligt shkoi te Juve për afër 85 milionë euro.

“De Jong? Ai nuk po luan në pozicionin e tij. Te Ajaxi, të gjithë e kërkonin, ai ishte në qendër të lojës, ndërsa te Barça nuk është si aty. Ky është ndryshimi i madh”.

“Nëse vetëm një klub duhej të blinte Matthijs de Ligt, do të ishte Barcelona. Dhe me Sergio Busquets, rezulton se Frenkie de Jong duhet të kishte shkuar te Juventusi".

louis van gaal cropped i7jmtaeo2jdk18zzi7xebi3qd

"Barçës i mungon më shumë një lojtar i tipit De Ligt sesa De Jong", ka thënë trajneri holandez për “Ziggo Sport” në Holandë. /Telegrafi/

telegrafi sport app