Mbrojtësi i Southamptonit, Virgil van Dijk, ka folur rreth të ardhmes së tij te klubi anglez.

Holandezi nuk ka përjashtuar mundësinë e largimit gjatë janarit pasi verës kishte dëshirën për t’u larguar, por nuk u lejua nga klubi.


VirgilvanDijkStokeCityvSouthamptonPremierVCdtwbQBzlwx . Foto: Getty

Ai ishte shumë afër kalimit te Liverpooli pasi ishte dëshira e madhe e Jurgen Klopp.

“Jam i lumtur që i jam kthyer formës dhe do të jap 100 për qindëshin”.

“Nuk më vjen keq për asgjë, doja të bëja një hap para, por Southamptoni nuk më lejonte”.

VirgilvanDijkCrystalPalacevSouthamptonfUc U clFLIx Foto: Getty

“Jam profesionit dhe dua të jap më të mirin time për klubin, shikojmë se çfarë do të ndodh në mes të sezonit. Gjithçka është e mundur”, ka thënë Van Dijk për Fox Sports në Holandë.

Çmimi i mbrojtësit shtatlartë holandez besohet të sillet rreth 50 milionë euro.

Por, çmimi mund të rritet në rast se futet klubet tjera në garë për ish-yllin e Celticut. /Telegrafi/

telegrafi sport app