Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Valza Zhegrova, ditën e sotme (e mërkurë) njoftoi se ka shkëputur kontratën me kompaninë menaxhuese, duke treguar se u largua nga labeli “Mixey Music”.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë zyrtare, Instagram.


Ajo shton se e ka përfunduar karrierën në muzikë dhe se dëshiron të vazhdojë studimet në Belgjikë.

Ky është postimi i plotë i Valzës (pa ndërhyrje): “Me te dashurit, perkrahesit e muzikes time, Deshiroj ta ndaj me juve lajmin se qe nga sot kompania menaxhuese ka nderprere kontraten e bashkepunimit ne mes nesh. Muzika ka qene dhe do mbetet njera nder pasionet e mia te vecanta, por pas nje angazhimi 2 vjecar, kam vendosur qe ta perfundoj karrieren time ne muzike dhe te vazhdoj rrugetimin tim me studimet dhe anen profesionale ne Belgjike. Besoj dhe shpresoj qe do ju kem perkrah gjithmone. Me dashuri e juaja Valza”.

Theksojmë që vetëm dy ditë më parë, artistja Zhegrova solli këngën e re të titulluar “Ai”. /Telegrafi/