LAJMI I FUNDIT:

Valverde flet për talentin Fati: E ka ekzagjeruar me paraqitjen e tij, është lojtar që ka diçka speciale

Valverde flet për talentin Fati: E ka ekzagjeruar me paraqitjen e tij, është lojtar që ka diçka speciale
Ansu Fati. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Ansu Fati ka vazhduar me paraqitjet e tij të mrekullueshme me fanellën e Barcelonës.

Talenti i jashtëzakonshëm ka arritur të shënoj edhe golin e dytë me ekipin e parë, derisa ka dhënë edhe një asistim.

Barcelona mposhti Valencian me rezultat 5-2, në një ndeshje ku e gjithë vëmendja ishte te sulmuesi 16-vjeçar.


E për paraqitjen e tij në këtë sfidë ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

“Ai është një lojtar që ka diçka speciale, për moshën e tij duket se është më i pjekur. Ajo që shihet në stërvitje është e njëjta me atë që shihet tani në fushë. Në ndeshjen ndaj Valencias paraqitja e tij ishte e ekzagjeruar, pasi shënoi, asistoi, luajti mirë. Nuk e prisja një paraqitje të tillë”, deklaroi Valverde.

Anssumane Fati. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Tutje tekniku spanjoll tha se Fati duhet të kontrollojë më shumë lojën e tij në mes të yjeve që ka afër.

“Tani gjithçka varet nga personaliteti i tij. Ai po formohet si lojtar dhe duhet të asimilojë procesin. Duhet edhe të kontrollojë lojën e tij se është mes yjesh përveçse është në ekipin e parë”, deklaroi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A festoi gjyqtari kur Dani Olmo humbi penalltinë në goditjen e parë?

A festoi gjyqtari kur Dani Olmo humbi penalltinë në goditjen e parë?

La Liga
Ronaldo e këshillon top yllin portugez që të transferohet në verë tek Man United

Ronaldo e këshillon top yllin portugez që të transferohet në verë tek Man United

Premier League
Ancelotti në telashe të mëdha, rrezikon të dënohet me katër vjet burg

Ancelotti në telashe të mëdha, rrezikon të dënohet me katër vjet burg

La Liga
Barcelona me njoftim për lëndimin e Dani Olmos, konfirmohet skenari më i keq

Barcelona me njoftim për lëndimin e Dani Olmos, konfirmohet skenari më i keq

La Liga
Federata Spanjolle e Futbollit sqaron gjithçka rreth akuzave të Osasunas për fitore në tavolinë ndaj Barcelonës

Federata Spanjolle e Futbollit sqaron gjithçka rreth akuzave të Osasunas për fitore në tavolinë ndaj Barcelonës

La Liga
Gjashtë shtete rrezikojnë të mos marrin pjesë në Kupën e Botës shkaku i Donald Trump

Gjashtë shtete rrezikojnë të mos marrin pjesë në Kupën e Botës shkaku i Donald Trump

Ndërkombëtare
Kalo në kategori