LAJMI I FUNDIT:

Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

Real Madridi mori një fitore të rëndësishme këtë vikend, duke mposhtur me rezultat 2-1 Rayo Vallecanon në ‘Santiago Bernabeu’. 

‘Los Blancos’ u barazua me pikë me Barcelonën në krye të La Ligas, me blaugranasit që nuk e zhvilluan ndeshjen ndaj Osasunas pas rastit të vdekjes së doktorit të klubit. 

Atletico Madridi në anën tjetër gaboi në udhëtim duke u mposhtur me rezultat 2-1 nga Getafe. 


Çdo ndeshje dhe çdo detaj është i rëndësishëm në këtë pikë të sezonit teksa Carlo Ancelotti po synon të gjejë ekuilibrin në ekipin e tij. 

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos
Lexo po ashtu Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Menaxhimi i minutave të lojtarëve ka rëndësinë e saj po ashtu me Real Madridin që po lufton në tri fronte. 

Italiani po tenton të sigurohet që asnjë lojtar nuk shkon në limitet e tij të gjendjes fizike duke iu dhënë pushim disa prej tyre, pavarësisht rrezikut për të lëshuar pikë. 

Fede Valverde është njëri nga këta lojtarë që gjatë muajit të fundit shpeshherë e ka gjetur veten në bankë për ta menaxhuar një problem muskulor. 

Reprezentuesi uruguaian mori 25 minuta në fitoren ndaj Rayos, teksa pranoi që ‘arma sekrete’ e klubit, stafi mjekësor, po punon orë shtesë për t’u siguruar që lojtarët të kenë rikuperim dhe pushim të duhur në këtë kalendar të ngjeshur. 

“Ne e dimë se mbrëmja e së mërkurës do të jetë ndeshja e sezonit. Ne e vlerësojmë mbështetjen dhe nëse jemi të bashkuar, ne mund të arrijmë gjithçka”. 

“Ndihem mirë dhe i lumtur. Mendërisht jam shumë i qetë. Ne po bëjmë atë që duhet të bëjmë për t’u rikuperuar, me ndihmën e doktorëve, fizioterapeutëve dhe familjeve tona në shtëpi, të sigurohemi që jemi në gjendjen më të mirë fizike”, ka thënë Valverde./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori