Valtech, një lider global në Inovacion Teknologjik, sot ka përfunduar edhe zyrtarisht procesin e blerjes së kompanise së specializuar në transformim digjital, me zyre edhe në Kosovë, Kin + Carta.
Ky investim strategjik, forcon pozicionin e Valtech në skenën globale si zgjidhja e parë për transformim biznesor nga klientët dhe në mes tjerash i mundëson që të mbështesë edhe më tej klientët e saj që shumë prej tyre janë pjesë e Fortune 500.
“Vizioni i Valtech ka qenë gjithnjë të bëhet kompania me influencën më të madhe, në diçka që ne e quajmë “Experience Innovation”. Blerja përbën një moment tejet të rëndësishëm për neve në drejtim të kësaj”.
“Duke sjellur eksperiencën e zgjeruar të Kin + Carta dhe listen e klientëve të saj në kompaninë tonë, ne po futemi në një epokë të re dhe jashtëzakonisht intersante për ne. Kjo nënkupton që do të vendosim edhe standard të ri në eksperienca të personalizuara dhe intelegjente, të fuqizuara nga Data dhe AI, të cilat prekin direkt jetën e njerëzve, rrisin biznese dhe ndryshojnë mënyrën sesi njerëzit përjetojnë botën”, tha Olivier Padiou, CEO i Valtech.
“Duke qenë dy kompani që kanë qëllim të njejtë, ka qenë e natyrshme që Valtech dhe Kin + Carta të bashkojnë forcat”, u shpreh Kelly Manthey, CEO e Kin + Carta.
“Me përshtatje të pastër në kulturë, kapacitete që plotësojnë njëra tjetrën, dhe vizion të njëjtë, ne do të jemi shumë më të fuqishëm së bashku. Klientët dhe partnerët tanë teknologjik do të shohin benefite të menjëhershme, shërbime të zgjeruar dhe anëtarët e ekipeve tona do të shohin mundësi të reja dhe më të mëdha për karrierë”, theksoi ajo.
Transaksioni, që kap një vlerë prej rreth 280 milionë euro, do të mundësojë që përmes kësaj blerjeje të Kin + Carta, Valtech të bëhet biznes me mbi 1 Miliard Dollarë qarkullim vjetor.
Ky në të njejtën kohë është edhe investimi më i madh i kësaj natyre i bërë nga Valtech në këtë lëmi, dhe do ta forcojë edhe më tej pozicionin e saj udhëheqës në Industrinë e Teknologjisë Informative.
Kin + Carta, që është prezente globalisht në SHBA dhe Evropë Juglindore, përfshirë Kosovë, Maqedoni e Bullgari, ku para 2 vitesh kishte kompletuar blerjen e kompanisë së suksesshme Kosovare – Frakton dhe kompanisë bullgare-Melon, dhe rrjedhimisht tani do të rrisin numrin total të ekspertëve të Valtech në mbi 8,000 njerëz gjithandej botës.
Valtech, që ka prezencë globale poashtu në 23 shtete, dhe punon me brende të njohura si L’Oreal, LVMH, Mars, P&G, Volkswagen, dhe Dolby, tani do të shtyjë para në mënyrë edhe më të fuqishme kapacitetet e saja të transformimit digjital, inovacionit dhe ekselencës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës