Valon Shehu dhe Xeni sjellin këngën e re "Xhane"
Këngëtarët nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi - Xeni dhe Valon Shehu, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
"Xhane" mban titullin kënga e tyre, e cila është ritmike-verore.
Muzika është punuar nga Kledi Bahiti, gjersa për tekstin është kujdesur Filloreta Raçi - Fifi.

Orkestrimi është kryer në studion e ThreeDots, ndërsa "Xhane" duket të jetë një projekt premtues këtë verë.
Klipi i këngës sjell gjithashtu disa skena mjaft atraktive dhe performancë të veçantë nga dy interpretuesit.
Dyshja ndërkohë vazhdojnë të jenë të angazhuar me prurje të reja e koncerte të shumta gjatë sezonit veror. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































