Valencia dhe Chelsea kualifikohen tutje, eliminohet Ajaxi

Chelsea ka regjistruar fitore të rëndësishme ndaj Lille (2-1) në xhiron e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve duke e siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Tammy Abraham e zhbllokoi rezultatin (19') pas asistimit nga Willian, ndërsa Cesar Azpilicueta (35') e dyfishoi epërsinë.
Me avantazh të dyfishtë të Bluve, skuadrat shkuan në pushim në ndeshjen që u zhvillua në Stamford Bridge.

Mysafirët arritën ta ngushtonin epërsinë në gjysmën e dytë me golin e Loic Remy, por vendasit arritën që ta mbronin epërsinë deri në mbyllje të takimit.
Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Valencia ka fituar në udhëtim te Ajaxi me golin e Rodrigos dhe është kualifikuar tutje nga vendi i parë në grup.
Skuadra holandeze që ishte një prej befasive më të mëdha të edicionit të kaluar, këtë sezon do të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x7p02dh





















































