Ish-drejtuesi i Real Madridit, Jorge Valdano, pretendon se Cristiano Ronaldo 'do të humbasë më shumë' se Los Blancos nëse ai bashkohet me Juventusin.

Ronaldo vazhdon të jetë shumë i lidhur me Juventusin dhe gjatë javëve të ardhshme mund të ketë një transferim të tij në Serie A.


Por, Valdano - i cili përfundoi karrierën si futbollist me Real Madridin në vitet 1980, para se të bëhej trajner i tyre, drejtor sportiv dhe menaxher i përgjithshëm - paralajmëroi se portugezi do të bënte budallallëk që të largohej nga Santiago Bernabeu.

Sipas argjentinasit, Ronaldo është një njeri i zgjuar, por vendimi për largim nga Reali do të ishte i pa zgjuar nga ana e ti.

Ronaldo 22 1 Ronaldo pritet të largohet nga Reali këtë verë (Getty Images)

"Largimi i Real Madridit nuk është një vendim i zgjuar", ka thënë argjentinasi për mediumi Onda Cero.

"Unë mendoj se Cristiano Ronaldo është një njeri shumë i zgjuar, por nëse portugezi duhet të largohen, ai do të humb më shumë se Real Madrid", përfundoi Valdano.

Për yllin portugez në garë është futur edhe ish-skuadra e tij, Manchester Unitedi, që është gjithashtu e interesuar ta rikthej në Old Trafford. /Telegrafi/

telegrafi sport app