LAJMI I FUNDIT:

Valbona e bukur dhe joshëse edhe në dimër

Valbona e bukur dhe joshëse edhe në dimër

Megjithëse në një situatë të rënduar përmbytjesh, jeta vazhdon në shumë aspekte të saja. Nga Valbona, njoftohemi se vizitorët e fundjavës kanë mbërritur atje. Turizmi i borës, apo Turizmi i Bardhë, ka startuar.

Lugina e Valbonës e ka prishur bardhësinë e saj nga skiatorët dhe gjurmët e  vizitorëve  të fundjavës.

Valbona të emocionon në çdo stinë, edhe tani në fillimdimri,ajo ka mar një tjetër nur.


Ka hequr petkun e gjelbër dhe është veshur me të bardha. Ajo është një kompleksitet dukurish interesante, ashtu siç janë vet Alpet Shqipëtare.

Në çdo stinë, Valbona, është një sinonim i së bukurës. Edhe rrugët drejt saj , janë një vrapim piktoresk mes malesh. Janë disa rrugë që të çojnë në Valbonë, port ë gjitha lidhen me malet.

Ajo përmes luginës së Komanit që përfundon në Fierzë e mandej në Valbonë, kalon mes ujit dhe maleve.  Një tjetër lidhet me Rrugën e Kombit, nga Tropoja e Vjetër e në Valbonë, nga Prizëreni, por dhe nga Qafë-Mali kur nuk ka borë.

Të gjitha të çojnë drejt së bukurës Valbonë.

E kthyer në një oaz çlodhës  dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri që të zgjojnë shijen e dimrit me dëborë kudo në luginën e Valbonës, turistët i janë ofruar bukurive të bardhësisë së.

Tashmë, turizmi aty është kthyer në biznesin më fitimprurës për banorët e kësaj zone, ku vazhdon të ruhet me fanatizëm mënyra e jetesës, ku tradicionalja vazhdon të mos preket, duke rritur interesin e të huajve dhe vëndasve.

Në Valbonë ka hotele moderrne dhe shtëpi bujtina që presin vizitorët. mbi 20 hane që u shërbejnë turistëve në çdo stinë të vitit.

Ndoc Mulaj, natyralisti dhe miku i mjedisit, raportonë se bora tashmë ka shtruar në luginë dhe ka boll vizitor që kanë mbërritur aty.

Gjatë ditës organizohen piknik bjeshkëve, duke soditur majat e mbuluara me borë dhe duke shijuar ushqimet karakteristike të zonës të përgatitura për periudhën e dimrit, si pastërma, gështenja të ziera ose të pjekura (porogaça), e deri te turshitë karakteristike, domate, tranguj, speca, lakra e salcë kosi,duke mos harruar pijen tradicionale, rakinë e rrushit dhe të kumbullës. Valbona është e bukur dhe mikpritëse në çdo stinë dhe vizitohet në çdo kohë.

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori